Njoftimet nga policia:
Sot (20.07.) në orën 03:15, në rrugën „Bllagoja Toska“ në Tetovë, punonjës policie nga SPB Tetovë kanë arrestuar personin E.N.I. (18) nga Danimarka me qëndrim në fshatin Shemshovë të Tetovës. Tek ai është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Ai është ndaluar në stacionin policor për procedim të mëtejshëm dhe ndaj tij do të bëhet parashtresë përkatëse.
…….
Sot (20.07.) në orën 02:20, në rrugën „Zhivko Brajkovski“ në Gostivar, punonjës policie nga Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar kanë arrestuar personin A.S. (60) nga Gostivari, i cili ka prishur rendin dhe qetësinë publike me bërtitje, sharje dhe sjellje agresive. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’i bëhet parashtresë përkatëse sipas nenit 6 të Ligjit për kundërvajtjet kundër rendit dhe qetësisë publike.
…..
Më 19.07.2025, në orën 11:40, në rrugën „Goce Dellçev“ në Gostivar, punonjës policie të Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar kanë privuar nga liria personin Z.A. (68) nga Gostivari, pas një denoncimi paraprak nga S.Q. (43) nga fshati Çajle e Gostivarit, sepse pa asnjë arsye apo debat, Z.A. kishte nxjerrë thikën dhe e kishte kërcënuar denoncuesin se do ta vriste. I denoncuari është ndaluar në stacionin policor për procedim të mëtejshëm dhe pas dokumentimit të rastit do t’i bëhet parashtresë përkatëse.
…….
Sot (20.07.) në orën 00:30, në rrugën „Zhivko Brajkovski“ në Gostivar, punonjës policie nga Departamenti i Policisë së Trafikut Gostivar, kanë privuar nga liria personin N.M. (54) nga Gostivari, i cili drejtonte një automjet tip „Citroen“ me targa të Shkupit, nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht me 1.77 promila alkool në gjak. N.M. është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’i bëhet parashtresë përkatëse sipas nenit 247-a të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut – „drejtim i pakujdesshëm i automjetit“.
……..
Më 19.07.2025, në orën 22:40, në SPB Tetovë është raportuar se në fshatin Shipkovicë kishte marrë zjarr një automjet tip „Citroen Berlingo“ me targa të Tetovës, në pronësi të R.R. (55) nga i njëjti fshat. Automjeti është djegur plotësisht, nuk ka pasur persona të lënduar, dhe zjarri është shuar nga Njësiti Zjarrfikës Territorial i Tetovës. Në vendngjarje kanë dalë punonjës policie nga SPB Tetovë.
…….
Më 19.07.2025, në orën 17:50, në NjP Kamnjan, R.M. nga fshati Bogovinë ka raportuar se para objektit të tij, një dyqan, në rrugën lokale Bogovinë – Sellcë Keq, dy fëmijë të mitur nga i njëjti fshat kishin djegur kuti kartoni, duke shkaktuar një zjarr i cili ishte shuar nga kalimtarë të rastit. Nga zjarri është dëmtuar një tendë çati, është thyer xhami ekspozues dhe është dëmtuar kompresori i një frigoriferi. Ekipi nga SPB Tetovë ka kryer inspektim në vendngjarje.
…….
Më 19.07.2025, në orën 10:30, në SPB Tetovë, H.H. (49) nga Tetova ka raportuar se i ishte vjedhur një motoçikletë e markës „Yamaha“ me targa zvicerane, e cila ishte parkuar në rrugën „180“ në Tetovë. Po merren masa për gjetjen e motoçikletës dhe zbardhjen e rastit.
…….
Më 19.07.2025, në orën 11:40, në SPB Tetovë, D.B. (25) nga Tetova, ka raportuar se një ditë më parë rreth orës 19:00, në rrugën „Iliria“ në Tetovë, ishte sulmuar fizikisht nga dy persona. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.
……
Më 19.07.2025, në orën 14:50, në SPB Tetovë, H.H. (20) nga Republika e Kosovës me adresë të përkohshme banimi në Gostivar, ka raportuar se nga data 16.07.2025 deri në momentin e denoncimit, në telefonin e tij celular i kishin ardhur mesazhe se përmes kartës së tij bankare ishin kryer transaksione pagesash online të cilat ai nuk i kishte kryer ai dhe se nga keqpërdorimi i të dhënave të tij të transaksionit ishte dëmtuar me mjete financiare në vlerë prej 750.52 dollarë. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.
Më datë 18/19.07.2025, në periudhën prej ora 22:30 deri ora 00:30, punonjësit e policisl nga SPB Tetovë në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut, Drejtorinë e të Ardhurave Publike dhe Inspektoratin e Punës, kanë kryer një kontroll aksion me baza të ndryshme në objekte hotelierike në zonën e Stacionit Policor Tetovë. Gjatë kontroll aksionit në një objekt hotelierik në rrugën “Dimo Gavrovski” në Tetovë, është privuar nga liria personi A.O. (28) nga Tetova, tek i cili gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar marihuanë; gjithashtu për shkak të qëndrimit të padeklaruar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, është ndaluar edhe shtetasi i huaj G.I. (30) nga Republika e Shqipërisë. Të dy janë ndaluar në stacionin policor për procedurë të mëtejshme.
…..
Më 19.07.2025 në orën 01:00, në rrugën “Iliria”, në afërsi të një objekti hotelierik në Tetovë, punonjësit e policisë nga SPB Tetovë kanë arrestuar personin V.K. (21) nga fshati Tenovë, pasi gjatë kontrollit tek ai janë gjetur dhe konfiskuar, një boks metalik e kombinuar me thikë, një paper sprej dhe një thikë. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’i përgatitet parashtresë përkatëse sipas nenit 80 të Ligjit për Armët.
……
Më 18.07.2025 në orën 23:45, punonjësit e policiesë nga Departameti i Policisë Tearcë kanë arrestuar personin J.B. (53) nga fshati Dobrosht, pas një denoncimi të mëparshëm se në oborrin e tij kishte djegur mbeturina dhe ishte përhapur erë e pakëndshme. Me të mbërritur në vendngjarje, edhe pse u konstatua se mbeturinat e djegura ishin shuar, gjatë marrjes së masave J.B. është sjellë në mënyrë agresive ndaj punonjësve të policisë dhe ka folur në mënyrë të paqartë. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’i përgatitet parashtresë përkatëse.
…….
Më 18.07.2025 në orën 16:25 nga Qendra Emergjente Gostivar është denoncuar se tek ata është sjellë një person i lënduar gjatë punës. Duke vepruar sipas denoncimit është konstatuar se bëhet fjalë për shtetasin e huaj nga Republika e Shqipërisë, K.F. (25) i cili duke punuar në fshatin Forinë me dru, ka pësuar lëndim të rëndë trupor. Për shkak të karakterit të lëndimeve, ai është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë” Shkup. Janë duke u marrë masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
……
Më 18.07.2025 në orën 17:55 në SPB Tetovë, personi V.A. nga fshati Reka e Hekurt e Gostivarit, ka denoncuar zjarr në shtëpinë e tij në fshat. Menjëherë është vepruar sipas denoncimit dhe është konstatuar se në zjarr janë djegur një shtëpi në pronësi të M.M. dhe një kasolle në pronësi të D.M. të cilat janë djegur plotësisht. Nuk ka persona të lënduar dhe zjarri është lokalizuar nga Njësiti i zjarrëvikjes së Gostivarit. Një ekip nga DPB Gostivar ka kryer inspektim në vendngjarje.
…..
Më 18.07.2025 në orën 15:30 në SPB Tetovë, është denoncuar se në rrugën “Lubo Bozhinovski” ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet automjetit motorik të tipit “Golf” me targa të Tetovës, i drejtuar nga T.I. (42) nga Tetova, i cili ka goditur një biçikletë të drejtuar nga S.S. (68) nga Tetova. Në aksident S.S. ka pësuar lëndime të rënda trupore të konstatuara në Spitalin Klinik Tetovë. Ai është transferuar në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë” në Shkup, ku edhe u ka nënshtruar lëndimeve dhe ka ndërruar jetë. Një ekip nga SPB Tetovë ka kryer inspektim në vendngjarje, dhe për ngjarjen është njoftuar Prokurori Publik pranë Prokurorisë Themelore Publike Tetovë.
Më 17.07.2025 në orën 19.15, punonjësit е policisë të DPB Gostivar kanë privuar nga liria personin M.F. (38) nga Gostivari sepse tek ai është gjetur dhe konfiskuar substancë e bardhë pluhur. Ai është ndaluar në stacionin policor për procedura të mëtejshme dhe pas dokumentimit të rastit do të bëhet parashtresë përkatëse.
……
Më 17.07.2025 në orën 23.35, punonjësit e policisë të DPB Gostivar, kanë privuar nga liria personin H.U. (31) nga Gostivari sepse tek ai është gjetur dhe konfiskuar substancë e bardhë pluhur. Ai është ndaluar në stacionin policor për procedura të mëtejshme dhe pas dokumentimit të rastit do të bëhet parashtresë përkatëse.
…….
Sot (18.07.2025) në orën 03.35 në rrugën rajonale Tetovë-Zhelinë, pranë ,,Mbikalimit të Treboshit”, punonjës të policisë të Stacionit Policor për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor Tetovë, kanë privuar nga liria peronat A.E. (23) nga fshati Dobrosht dhe D.M. (25) nga Norvegjia. Gjatë kontrollit në automjetin e pasagjerëve ,,Opel Corsa” me targa të Shkupit, me të cilin udhëtonin, janë gjetur nëntë pako me marihuanë. Ata janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’u bëhet parashtresë përkatëse.
……
Më 17.07.2025 në orën 20.50, punonjësit e policisë nga Departamenti Policor Mavrovë kanë arrestuar personin N.S. (37) nga Gostivari, sepse në një objekt hotelerik në Mavrovë ka prishur rendin dhe qetësinë publike me sjellje agresive dhe të pahijshme ndaj familjes së tij. Pas dokumentimit të rastit kundër tij do të bëhet parashtresë përkatëse.
……
Më 18.07.2025 në orën 05.30 në fshatin Xhepçisht të Tetovës, punonjës të policisë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin S.M. (33) nga fshati Xhepçisht. Tek ai është gjetur vajza 13-vjeçare nga një fshat i Tetovës, për të cilën më parë nëna e saj 44-vjeçare kishte denoncuar se ishte larguar nga shtëpia. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, dhe është përfshirë edhe shërbimi i Qendrës për Punë Sociale Tetovë. Ai është ndaluar në stacionin policor për procedura të mëtejshme dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të bëhet një kallëzim përkatës sipas nenit 190-a të Kodit Penal.
……
Më 17.07.2025 në orën 18.00 në SPB Tetovë, një 74-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka denoncuar se rreth tre javë më parë ishte mashtruar nga një person për shumën prej 100 eurosh. Sipas denoncimit, personi i kishte premtuar se do t’i kryente punë në Fondin e Shëndetësisë për të marrë kujdes për personat e tjerë, i kishte marrë 100 euro si paradhënie dhe i kishte thënë se do të duhej të paguante edhe 100 euro pasi të përfundonte punën. Siç është denoncuar, nga ajo ditë personi nuk i ishte përgjigjur në telefon dhe nuk e kishte kryer punën. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
……
Më 17.07.2025 në orën 16.20 në SPB Tetovë, nga Qendra Urgjente Tetovë është denoncuar se tek ata është sjellë për ndihmë mjekësore një 12-vjeçar i lënduar nga fshati Sedllarevë. Sipas denoncimit, ai kishte pësuar lëndime nga goditja elektrike ndërsa luante pranë një transformatori në fshat. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
……
Më 17.07.2025 në orën 21.34 në Stacionin Policor Gostivar është denoncuar se në rrugën „Vëllezërit Gjinoski“ në Gostivar, automjeti i pasagjerëve „BMW“ me targa zvicerane, i drejtuar nga Xh.I. (33) nga fshati Forinë e Gostivarit, me qëndrim në Zvicër, kishte goditur një këmbësor të mitur nga Gostivari. Në aksident, i mituri kishte pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm Gostivar. Është kryer inspektim nga ekipi i inspektues i DPB Gostivar.
……
Gjatë ditës së djeshme (17 korrik) në rajonin e SPB Tetovë, është kryer kontroll i automjeteve dhe shoferëve. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 56 shoferë (TE-32 dhe GV-24) për parkim të parregullt, prej të cilëve 24 (TE-12 dhe GV-12) janë hequr me automjetin special “merimangë”. Gjithashtu janë sanksionuar edhe 44 lloje të tjera shkeljesh në komunikacion (TE-22 dhe GV-22).
Më 17.07.2025 në orën 03:50, në një objekt hotelierik në Tetovë, punonjësit e policisë të SPB Tetovë kanë arrestuar personin Xh.M. (44) nga Tetova. Gjatë një kontroll aksion në periudhën nga ora 01:00 deri në 04:00, në objektin e tij hotelierik në rrugën “Vëllezërit Milladinovi”, përgjatë autostradës Gostivar-Tetovë, punonjësit e policisë të SPB Tetovë kanë gjetur 11 femra të moshës 20 deri në 53 vjeç, nga të cilat gjashtë shtetase maqedonase dhe pesë shtetase të Shqipërisë, Kosovës dhe Serbisë, të cilat punonin në objektin hotelierik. Shtetaset e huaja janë ndaluar në stacion policie për procedura të mëtejshme për shkak të keqpërdorimit të qëndrimit turistik. Në stacion policie është ndaluar edhe Xh.M. dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të vijojë kallëzim përkatës sipas nenit 212 të Ligjit për të Huajt – “ndihma ndaj të huajve për qëndrim të paligjshëm”.
……
Më 16.07.2025 në orën 20:30, në rrugën “18-Nëntori” në Gostivar, punonjësit e policisë të DPB Gostivar kanë privuar nga liria personin A.M. (27) nga Gostivari. Ai dyshohet se më 07.07.2025 ka kryer veprën penale vjedhje të një trotineti elektrik nga S.D. (31) nga Gostivari. Trotineti i vjedhur është gjetur dhe i është kthyer pronares, ndërsa A.M. është ndaluar në stacion policie dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të vijojë një kallëzim përkatës.
……
Më 16.07.2025 në orën 12:45, punonjësit e policisë të DPB Gostivar kanë arrestuar personin F.V. (30) nga Gostivari, i cili ishte i kërkuar me urdhër gjykate për vuajtjen e masës së paraburgimit për veprën penale sipas nenit 236 të Kodit Penal. Ai është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Korrektues Burgu i Shkupit për vuajtjen e masës.
……
Më 16.07.2025 në orën 23:25, në një fshat të Tetovës, punonjësit e policisë të NjP Grupçin kanë privuar nga liria personat V.I. (24), R.I. (44), Sh.I. (44) dhe M.I. (40), të gjithë nga i njëjti fshat, duke vepruar sipas një denoncimi të mëparshëm se kanë sulmuar fizikisht bashkëshorten gjegjësishtë nusen e tyre 26-vjeçare, si dhe motrën dhe prindërit e saj, duke mos e lejuar atë të marrë fëmijën e saj njëvjeçar. Ata janë ndaluar në stacion policie për procedura të mëtejshme dhe pas dokumentimit të rastit do t’u bëhet një parashtresë përkatëse.
……
Më 16.07.2025 në orën 19:15 në SPB Tetovë, F.B. (34) nga Tetova ka denoncuar se rreth orës 17:30 në Tetovë, B. “pnj” nga Tetova, për shkak të mosmarrëveshjeve me bashkëshortin e saj, ka kërcënuar dy fëmijët e saj të mitur dhe ka tentuar t’i sulmojë me një send të mprehtë. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
……
Më 16.07.2025 në orën 13:20 në SPB Tetovë, peroni M.Sh. (46) nga Tetova, ka denoncuar se në vendin e punës në një firmë private në Tetovë, pas një grindjeje të shkurtër, është sulmuar fizikisht nga B.R. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
……
Më 16.07.2025 në orën 16:00 në SPB Tetovë, një person 46-vjeçar nga një fshat i Tetovës, pronar i një firme private nga Tetova, ka denoncuar se është mashtruar nga M.S. nga Tetova, i cili përkohësisht qëndron jashtë vendit, ku është pronar i një firme me të njëjtin aktivitet. Sipas denoncimit, në fillim të vitit 2025, M.S. i ka kërkuar dhe janë dakorduar që t’i prodhojë materiale për një shumë prej 20.450 franga zvicerane, pas së cilës materialet përmes një firme tjetër private për transport janë dërguar jashtë vendit dhe pasi është lëshuar fatura, M.S. përmes llogarisë bankare i ka paguar vetëm një pjesë të parave në vlerë prej 5990 franga zvicerane. Siç është denoncuar, ai më pas ka tentuar të kontaktojë me të, por ai nuk i është përgjigjur thirrjeve. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
…….
Më 17.07.2025 në orën 02:15, punonjësit e policisë të DPB Gostivar kanë privuar nga liria personin M.A. (51) nga Gostivari, i cili një ditë më parë në orën 22:45 ishte denoncuar nga një 59-vjeçar nga Gostivari se më 12.07.2025 rreth orës 16:00 i kishte kërkuar në shërbim automjetin e tipit “Mazda” me targa të Gostivarit për të shkuar në vizitë tek të afërmit e tij. Sipas denoncimit, ai ia kishte dhënë automjetin, por deri në momentin e denoncimit M.A. nuk ia kishte kthyer automjetin dhe nuk i ishte përgjigjur thirrjeve. Ai është ndaluar në stacion policie për procedura të mëtejshme, ndërsa automjeti është gjetur dhe i është kthyer pronarit.
……
Gjatë ditës së djeshme (16 korrik) në rajonin e SPB Tetovë është kryer kontroll i automjeteve dhe shoferëve. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 59 shoferë (TE-48 dhe GV-11) për parkim të parregullt, nga të cilët 21 (TE-16 dhe GV-5) janë ngritur me automjet special karrotrec. Gjithashtu janë sanksionuar 111 lloje të tjera shkeljesh në komunikacion (TE-67 dhe GV-44).
Më datë 16.07.2025 në orën 02:30, afër një objekti hotelierik në fshatin Gllogjë të Tetovës, punonjësit e policisë nga Departamenti i Policisë Tearcë kanë gjetë një pako me lëndë pluhuri ngjyrë kafe, e cila u mor për procedim të mëtejshëm. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
……
Më datë 15.07.2025 në orën 17:00, në DPB Gostivar, personi R.Q. (84) nga fshati Srmnovë e Gostivarit, ka raportuar se disa ditë më parë në fshat ishte sulmuar fizikisht nga personin R.F. nga fshati Tërnovë. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
……
Më datë 15.07.2025 në orën 15:10, në Departamentin e Policisë Çegran, personi S.E. (22) nga fshati Çajlë ka raportuar se rreth orës 14:30, për shkak të një mosmarrëveshjeje në trafik, ishte sulmuar fizikisht nga T.J. nga fshati Balindoll. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
……
Më datë 15.07.2025 në orën 20:00, në fshatin Banjicë e Epërme e Gostivarit, punonjësit e policisë nga DPB Gostivar kanë arrestuar D.J. (35) nga Gostivari sepse ka prishur rendin dhe qetësinë publike dhe është sjellë në mënyrë agresive ndaj B.M. nga fshati Banjicë e Epërme. Ajo është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të përgaditet parashtresë përkatëse.
……
Gjatë ditës së djeshme (15 korrik), në rajonin e SPB Tetovë është kryer kontroll i automjeteve dhe drejtuesve të mjeteve. Gjatë kontrollit u zbuluan dhe sanksionuan gjithsej 36 drejtues mjetesh (TE-25 dhe GV-11) për parkim të gabuar, nga të cilët 22 (TE-15 dhe GV-7) u ngritën me automjet special (merimangë). Gjithashtu u sanksionuan edhe 95 lloje të tjera shkeljesh në trafik (TE-56 dhe GV-39).
Më 14.07.2025 në orën 23:10 në fshatin Turçan i Vogël i gostivarit, efektivët e policisë së DPB Gostivar, kanë privuar nga liria personat F.Z.(32) dhe H.S.(20), të dy nga Gostivari. Gjatë kontrollit të automjetit të tyre ,,Suzuki” me targa të Gostivarit, të drejtuar nga F.Z. ku H.S. ishte si pasagjer, tek ata u gjet dhe u konfiskua një substancë e ngurtë e bardhë dhe para. Ata janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit kundër tyre do të përgaditet parashtresë përkatëse.
……
Më 14.07.2025 në orën 17:20 në rrugën rajonale Dibër-Mavrovë, në vendin e quajtur Hani i Zhirovnicës, efektivët e Policisë të NjP Rostushë, kanë arrestuar personin V.K. (47) nga Shkupi, tek icili është gjet marihuanë. Ai po mbahet në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të përgaditet parashtresë përkatëse.
……
Më 14.07.2025 në orën 18:00 në SPB Tetovës, personin Xh.N. (54) nga Tetova, ka raportuar se një punonjëse e një dyqani Tobako, ka kryer vepër penale “shërbim pijesh alkoolike të miturve” e dënueshme sipas nenit 204 të Kodit Penal. Sipas raportit, rreth orës 10:00 vajza e tij e mitur kishte blerë dy shishe pijesh alkoolike prej saj dhe pasi kishte shkuar në pishinë me dy shoqet e saj të mitura, pas së cilës ajo dhe njëra nga shiqe kishin konsumuar pijet dhe kishin humbur ndjenjat dhe ishin dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës, ku iu dha ndihma mjekësore. Po merren masa për sqarimin dhe dokumentimin e rastit.
……
Më 14.07.2025 në orën 16:45 në SPB Tetovë, personi F.S. (26) nga Tetova ka raportuar se një ditë më parë rreth orës 22:40 në një fushë futbolli në dalje nga Tetova është sulmuar fizikisht nga M.I. nga fshati Reçicë e Madhe e Tetovës. Po merren masa për sqarimin dhe dokumentimin e rastit.
……
Më 14.07.2025 në orën 10:30 në NjP Tearcë, personi I.A. (44) nga fshati Dobrosht, ka raportuar se më datë 11.07.2025 rreth orës 21:00 në një objekt hotelerik në fshatin Dobrosht është sulmuar fizikisht nga M.A. nga i njëjti fshat. Po merren masa për sqarimin dhe dokumentimin e rastit.
……
Më 15.07.2025 në orën 02:00 në SPB Tetovë, D.P. (23) nga fshati Brvenicë e Tetovës, ka raportuar se rreth orës 00:10, pas një grindjeje të mëparshme në automjetin e D.K., ajo është sulmuar fizikisht nga D.K., e cila ishte me një person tjetër femër. Po merren masa për dokumentimin dhe sqarimin e rastit.
……
Më 14.07.2025 në orën 13:10 në Stacionin Policor të Gostivarit, nga Qendra Mjekësore e Gostivarit kanë raportuar se personi I.S. (28) nga fshati Mavrovë, është sjellë tek ata me lëndime të rënda trupore. Sipas raportit, I.S. e ka pësuar lëndimin rreth orës 08:30 ndërsa ishte në punë në ESM (CHE) të Mavrovës në vendbanimin Hanet e Mavrovës. Zyrtarët policorë të Stacionit Policor të Gostivarit kanë bërë fotografimin e vendit të ngjarjes.
……
Më 14.07.2025 në orën 13:40, në Stacionin Policor të Gostivarit është raportuar se në rrugën lokale për në fshatin Zubovcë të Gostivarit, një motoçikletë e drejtuar nga K.M. (66) nga fshati Debresh i Gostivarit, ka dalë nga rruga. Motoçiklisti ka pësuar lëndime të rënda në aksident dhe është pranuar në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit. Një ekip inspektimi nga DPB Gostivarit ka kryer inspektimin në vendin e ngjarjes.
……
Gjatë ditës së djeshme (14 korrik), është krye një kontroll i automjeteve dhe shoferëve në zonën e SPB Tetovë. Gjatë kontrollit, janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 20 shoferë (TE-14 dhe GV-6) për parkim të paligjshëm, nga të cilët 17 (TE-12 dhe GV-5) janë tërhjekur me një automjet special merimangë. Gjithashtu janë sanksionuar edhe 55 lloje të tjera të kundërvajtjeve rrugore (TE-32 dhe GV-23)
Më 13.07.2025 në orën 11:45 në Tetovë, efektivët e policisë të SPB Tetovë, kanë privuar nga liria personin E.K. (32) nga Republika e Shqipërisë, me banim në Tetovë. Gjatë një bastisjeje në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër gjykate, u gjet dhe u konfiskua një pistoletë “Zoraki” me kornizë të zbrazët dhe 11 fishekë, për të cilat ai nuk posedonte asnjë dokument. Ai po mbahet në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit do të përgaditet parashtresë përkatëse.
……
Më 13.07.2025 në orën 21:50 në rrugën magjistrale Gostivar-Tetovë, në pikën pagesore të Tetovës, efektivët e Policisë së Stacionit policorë për Siguri në Komunikacionin Rrugor Tetovë, kanë privuar nga liria personin V.B. (65) nga fshati Lisec i Tetovës, i cili po drejtonte një automjet ngarkues “Fiat Doblo” me targa të Tetovës nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht i është matur niveli i alkoolit në gjak prej 2.06% promil. Gjithashtu, më 14.07.2025 në orën 04:10 në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë, është privuar nga liria edhe personi F.I. (34) nga Tetova, i cili drejtonte veturën “BMW” me targa të Tetovës, nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht i është matur niveli i alkoolit në gjak prej 1.67% promil. Ata janë ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të rasteve, kundër tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pakujdesshëm i automjetit”.
……
Më 13.07.2025 në orën 23:45 në një objekt hotelierik në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë, efektivët e policisë të SPB-Tetovë, e kanë privuar nga liria personin B.E. (44) nga Tetova, duke vepruar në bazë të një njoftimi të mëparshëm se ai është sjellë në mënyrë agresive dhe ka dëmtuar një pjesë të inventarit në objektin hotelierik në Tetovë, si dhe është përpjekur ta sulmojë me një send të mprehtë punonjësen F.N. (34) nga fshati Rogle, por është ndaluar nga të pranishmit. Ai po mbahet në një stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të ngrihet një kallëzim përkatës.
……
Më 14.07.2025 në orën 00:50 në rajonin e Gostivarit, efektivët e policisë të NjP Gallatë kanë privuar nga liria personin A.A. (18), duke vepruar në bazë të një kallëzimi të mëparshëm se një ditë më parë në oborrin e shtëpisë familjare ai u përpoq të sulmonte babanë e tij 46-vjeçar. Ai është ndaluar në stacionin e policisë dhe pas dokumentimit të rastit, për të do të përgatitet një kallëzim përkatës.
……
Më 13.07.2025 në orën 18:30 në rrugën “Vëllezërit Milladinovi” në Tetovë, efektivët e policisë të SPB Tetovë kan privuar nga liria personin M.M. (44) nga Tetova, duke vepruar në bazë të një kallëzimi të mëparshëm se ai kishte sulmuar fizikisht vëllain e tij 56-vjeçar. Ai është ndaluar në stacionin e policisë dhe pas dokumentimit të rastit, për të do të përgatitet një kallëzim përkatës.
…….
Më 13.07.2025 në orën 22:50 në DPB Gostivar, S.S. (49) nga Gostivari ka raportuar se rreth orës 20:40 në rrugën “Banjeshnica” në Gostivar, djali i saj i mitur, dhe më vonë ajo vetë, janë sulmuar fizikisht nga fqinji i saj Xh.Sh. Rasti është duke u hetuar.
……
Më 13.07.2025 në orën 20:30, efektivët e policisë të SPB Tetovë, kanë vepruar në përputhje me një raport të marrë më parë për mbajtjen e një ekspozite të makinave të modifikuara në një parking privat të një qendre tregtare në Tetovë, ku janë përdorur piroteknikë – fishekzjarre, të cilët nuk ishin raportuar më parë në Njoftim. Vendi është fotografuar dhe janë marrë masa përkatëse kundër organizatorit B.A. (29) nga Shkupi dhe është përpiluar një procesverbal për shkelje sipas nenit 31 të Ligjit për Kundërvajtje Kundër Rendit dhe Qetësisë Publike.
…….
Më 14.07.2025 në orën 03:30 në rrugën “Vëllezërit Gjinoski” në Gostivar, efektivët policorë të Drejtorisë së Punëve të Brendshme të Gostivarit, kanë ndaluar një të mitur nga Republika Federale e Gjermanisë për shkak të dyshimit të bazuar se ai ka kryer veprën penale “konfiskim i një automjeti motorik”. Lidhur me incidentin, në orën 06:30 në Stacionin Policor të Gostivarit, me prindin në Stacionin Policor të Gostivarit janë paraqitur dy të mitur nga Republika Federale e Gjermanisë, me banim në Gostivar. Ata dyshohet se më parë kanë marrë një automjet pasagjerësh “Chevrolet Spark” me targa të Tetovës, në pronësi të A.N. (50) nga Gostivari, me të cilin kanë marrë pjesë në një aksident trafiku. Automjeti i është kthyer pronarit, ndërsa të miturit janë ndaluar në stacionin policor dhe kundër tyre do të përgatitet parashtresë përkatëse.
……
Më 13.07.2025 në orën 21:20, nga SPB Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale Tetovë-Pirok, në afërsi të fshatit Reçicë e Epërme, rajoni i Tetovës, ka ndodhur një aksident trafiku midis veturës “smart” me targa të Tetovës, e drejtuar nga D.R. (25) nga fshati Reçicë e Madhe dhe një mopedi me targa të Tetovës, i drejtuar nga R.M. (48) nga fshati Reçicë e Vogël, rajoni i Tetovës. Në aksident R.M. ka pësuar lëndime të rënda, të cilat janë konfirmuar në Spitalin Klinik. Inspektimin në vendin e ngjarjes e ka kryer ikipi i SPB Tetovë.
Më datë 10.07.2025 në orën 20:50 në Tetovë, në rrugën ,,Iliria”, efektivët e policisë të SPB Tetovë, kanë arrestuar personat S.M. (18) nga Tetova, A.R. (19) nga fshati Rakovec dhe një të mitur nga fshati Sellarc e Epërme. Tek ata është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Ata janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, për ta do të përgatitet parashtresë përkatëse.
……
Më datë 10.07.2025 në orën 22:00 në rrugën ,,Pance Poposki” në Gostivar, efektivët e policisë të DPB Gostivar, kanë arrestuar personin J.Z.(26) nga fshati Banjicë e Poshtme. Tek ai janë gjetur dhe sekuestruar pesë pako me marihuanë. Ai po mbahet në stacionin policor për procedura të mëtejshme dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të përgatitet parashtresë përkatës.
……
Më datë 10.07.2025 në orën 17:00 në Stacionin Policor të Tetovës, një e mitur 17-vjeçare nga një fshat i Tetovës ka raportuar se pasi ka shkuar tek i dashuri i saj Xh.,,pnj” pa lejen e prindërve të saj për t’u martuar me të, ata kanë shkuar në Republikën e Kosovës, por atje i dashuri i saj e ka sulmuar fizikisht. Rasti më pas është raportuar në policinë e Kosovës, e cila ka ndërhyrë dhe e ka çuar të miturën në stacionin policor, pas së cilës janë thirrur prindërit e saj dhe ajo iu është dorëzuar prindërve. Po merren masa për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rastit.
……
Më datë 10.07.2025 në orën 13:20, efektivët e policisë të NjP Kamnjan, e kanë arrestuar personin B.I. (22) nga fshati Bogovinë, për kërcënim të një zyrtari të policisë. Ai po mbahet në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, do të përgatitet parashtresë përkatëse.
……
Më datë 10.07.2025 në orën 19:15, zyrtarëve policorë të Stacionit Policor të Tetovës, personi R.F. (57) nga fshati Recicë e Vogël, u ka raportuar se po atë ditë rreth orës 18:30 në rrugën “Vidoje Smilevski Bato” në Tetovë, është sulmuar fizikisht nga personi L.S. Po merren masa për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rastit.
……
Më datë 10.07.2025 në orën 18:50, zyrtarët policorë të DPB Gostivar, në rrugën e ,,Ilindenit” në Gostivar, kanë arrestuar personin D.V. (46) nga Gostivari, i cili është raportuar se ka prishur rendin dhe qetësinë publike me sjellje të pahijshme. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, për të do të përgatitet parashtresë përkatëse.
……
Më datë 10.07.2025 në orën 14:00, në SPB Tetovë është raportuar se në autostradën Shkup-Tetovë pranë kryqëzimit të Grupçinit, ka shpërthyer zjarr në një kamion në lëvizje, i tipit “Man” me targa të Shkupit, i drejtuar nga A.K. (46) nga Shkupi. Nuk ka persona të lënduar. Inspektimin e ka kryer ekip i SPB Tetovë.
……
Më datë 10.07.2025 në orën 13:20 në fshatin Sellcë të Tetovës, D.A. (68) nga fshati Sellcë zyrtarëve të policisë së SPB Tetovë, u ka raportuar se në periudhën kohore nga 09.07.2025 nga ora 19:00 deri në momentin e njoftimit, një kafshë e egër, me shumë gjasa një ari, i ka mbytur kalin, i cili ndodhej në stallë.
……
Më datë 10.07.2025 në orën 10:40 në SPB Tetovë është raportuar se në një rrugë lokale në fshatin Debreshe, ka ndodhur një aksident trafiku midis një automjeti pasagjerësh “Ford” me targa të Shkupit, i drejtuar nga U.K. (23) nga Republika e Turqisë, me banim të përkohshëm në fshatin Vrapçisht dhe një automjeti pasagjerësh “Chevrolet” me targa të Gostivarit të drejtuar nga N.I. (78) nga fshati Vrapçisht. Në aksident, N.I. ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa pasagjeri i të njëjtit automjet, V.I. (81) nga fshati Vrapçisht, ka pësuar lëndime trupore, të cilat u konstatuar në Qendrën Emergjente në Gostivar. Një ekip nga DPB Gostivar, ka kryer inspektimin në vendngjarje.
……
Gjatë ditës së djeshme (10 korrik), është kryer një kontroll i automjeteve dhe shoferëve në zonën e SPB Tetovë. Gjatë kontrollit, gjithsej 31 shoferë (TE-21 dhe GV-10) u sanksionuan për parkim të paligjshëm, nga të cilët 19 (TE-13 dhe GV-6) u ngritën me një automjet special merimangë. Gjithashtu janë sanksionuar edhe 46 lloje të tjera të kundërvjtjeve në trafika (TE-38 dhe GV-8).
Më datë 08.07.2025 në orën 18:15 në Tetovë në rrugën e ,,Lubotenit”, efektivët e policisë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin M.A.(25) nga fshati Senakos i Gostivarit. Tek ai u gjet dhe u konfiskua marihuanë. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, për të do të përgatitet parashtresë përkatëse.
…..
Më datë 08.07.2025 në orën 14:20 në Tetovë në kryqëzimin e rrugës ,,Bllagoja Toska” dhe rrugës ,,Kiro Ristoski Drnc”, efektivët e policisë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin Sh.R.(24) nga Tetova, i cili drejtonte veturën ,,Ford” me targa të Tetovës dhe në orën 14:00 në rrugën “Todor Cipovski Merxhan”, ai u soll në mënyrë agresive ndaj tyre dhe i ka kërcënuar, gjatë kryerjes së detyrave zyrtare. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, për të do të përgatitet parashtresë përkatëse.
……
Më datë 09.07.2025 në orën 05:10, në Spitalin Klinik të Tetovës, efektivët e polisë të Sektorit të Punëve të Brendshme të Tetovës kanë arrestuar personin D.B.F.R. (53) nga Republika e Italisë, duke vepruar në bazë të një raportimi të mëparshëm se në Tetovë, kishte kryer dhunë në familje ndaj gruas së tij 50-vjeçare. Ai është ndaluar në stacionin policor për procedura të mëtejshme dhe kundër tij do të ngrihet një kallëzim përkatës.
……
Më datë 09.07.2025 në orën 05:05, Sh.J. (47) nga Gostivari ka raportuar në DPB Gostivar, se rreth orës 04:30 në oborrin e shtëpisë së saj familjare, E.Xh. nga Kërçova ka ardhur dhe e ka sulmuar fizikisht. Po merren masa për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
……
Më datë 08.07.2025 në orën 11:30 në SPB Tetovë, H.Xh. (29) nga fshati Vejcë e Tetovës, ka raportuar se në Leshnicë të Epërme, më saktësisht tek tërlla e tij, një ditë më parë, rreth orës 12:00, një ari i kishte vrarë një dem.
……
Më datë 08.07.2025, efektivët e policisë nga NjP Gallatë kanë gjetë 15 vjeçaren A.L. nga fshati Çajle, e cila të njëjtën ditë ishte raportuar nga babai i saj L.L. se ishte larguar nga shtëpia. Ajo iu dorëzua prindit të saj.
……
Gjatë ditës së djeshme (8 korrik), u krye një kontroll i automjeteve dhe shoferëve në zonën e SPB Tetovë. Gjatë kontrollit, u zbuluan dhe u sanksionuan gjithsej 33 shoferë (TE-37 dhe GV-6) për parkim të paligjshëm, nga të cilët 17 (TE-12 dhe GV-5) u morrën me anë të automjetit special merimangë. Gjithashtu janë sanksionuar edhe 66 lloje të tjera të kundërvajtjeve rrugore (TE-48 dhe GV-18).
Arrestohet një 20-vjeçar nga Tetova, për shantazh ndaj një të miture që të mos publikojë foto eksplicite
Më datë 07.07.2025, në orën 14:00 në Tetovë, efektivët e Policisë së SPB Tetovë, kanë privuar nga liria personin R.R. (20) nga Tetova, nën dyshimin se po shantazhonte një të miture nga zona e Tetovës. Konkretisht, rreth orës 12:00, ai në SPB Tetovë ështu denoncuar nga një grua 45-vjeçare dhe vajza e saj e mitur nga një fshat i zonës së Tetovës për shantazh ndaj të miturës, me të cilën kishte qenë në një lidhje dashurie gjatë tre viteve të mëparshme. Kurse gjatë vitit 2025, ai i kishte kërkuar të miturës disa herë para që të mos publikonte fotot e saj me përmbajtje eksplicite në rrjetet sociale. Denoncuesja i kishte dhënë në dy raste një shumë parashë prej gjithsej 800 euro, por ai kishte vazhduar me shantazhin. R.R. është ndaluar në stacionin e policisë dhe pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim penal sipas nenit 259 paragrafi 1 i Kodit Penal të RMV-së.
…….
Më datë 07.07.2025 në Njësinë Policore Tearcë, një grua 35-vjeçare ka raportuar se një ditë më parë rreth orës 12:00, në fshatin Nerashte, në oborrin e shtëpisë, është sulmuar fizikisht nga ish-kunati i saj J.A. nga fshati Nerasht, i cili gjatë sulmit ka përdorur një mjet prej druri. Po merren masa për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rastit.
……
Më datë 07.07.2025 në orën 20:15 në Njësinë policore Kamnjan, personi M.A. (43) nga fshati Pirok, ka raportuar se pas një grindjeje verbale për punët e kryera në shtëpinë e tij, është sulmuar fizikisht nga J.S.(32) nga fshati Pirok. Po merren masa për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rastit.
……
Më datë 07.07.2025 në orën 17:40 në fshatin Senakos të Gostivarit, efektivët e policisë nga Njësia policore Gallatës kanë ndaluar personat I.Xh. (64) dhe B.Xh. (25), të dy nga fshati Senakos. Po atë ditë, rreth orës 15:10, ata janë raportuar nga A.K. (28) nga fshati Banjicë e poshtme e Gostivarit, se rreth orës 12:00, ndërsa po punonte në një objekt hotelerik përgjatë autostradës Gostivar-Kërçovë, të dy e kanë sulmuar fizikisht dhe i kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Qendrën e Emergjencës në Gostivar. Ata janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, për ta do të përgatitet një parashtresë përkatëse.
……
Më datë 07.07.2025 në orën 15:00, efektivët e policisë nga Departamenti i Punëve të Brendshme të Gostivarit kanë arrestuar personin A.D. (72) nga fshati Çegran i Gostivarit, duke vepruar në bazë të një kallëzimi nga një burrë 34-vjeçar nga Gostivari se A.D. në bodrumin e një ndërtese në Gostivar, kishte prekur në zonat intime të trupit të vajzes 12-vjeçare të raportuesit 34-vjeçar, përkatësisht, ai gjatë këtij akti i kishte premtuar se do t’i jepte para që ajo të mos u tregonte prindërve të saj. A.D. është ndaluar në stacionin policor, është njoftua Prokurori publik dhe Qendra për Punë Sociale e Gostivarit, dhe pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të përgatitet parashtresë përkatëse.
……
Më datë 07.07.2025 në orën 22:15, efektivët e policisë nga Departamenti i Punëve të Brendshme të Gostivarit kanë arrestuar personin F.A. (34) nga fshati Zdunjë e Gostivarit. Ai ishte denoncuar nga 59-vjeçarja D.A. nga fshati Zdunjë, se po atë ditë ka prishur rendin dhe qetësinë publike në oborrin e tyre duke bërtitur, qortuar dhe duke e sulmuar fizikisht. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, për të do të përgatitet parashtresë përkatëse në përputhje me nenin 12 të Ligjit për Veprat Kundër Rendit dhe Qetësisë Publike.
…..
Më datë 07.07.2025 në orën 11:10, efektivët e policisë të SPB Tetovë kanë arrestuar personin F.A. (59) nga fshati Reçicë e Vogël, i cili është sjellë në mënyrë agresive dhe ka nënçmuar një zyrtar policie gjatë kryerjes së detyrave zyrtare. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, për të do të përgatitet parashtresë përkatëse.
……
Më datë 07.07.2025 në orën 21:50 në Tetovë në rrugën “Iliria” efektivët policorë të SPB Tetovë kanë arestuar personin A.I. (30) nga fshati Pallaticë e Tetovës, i cili u soll në mënyrë agresive ndaj tyre dhe i nënçmoi gjatë kryerjes së detyrave zyrtare. Ai po mbahet në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, për të do të përgatitet parashtresë përkatëse.
..….
Më datë 07.07.2025 në orën 23:00 në Departamentin e Punëve të Brendshme të Gostivarit, L.L. (51) nga fshati Çajle, ka raportuar se vajza e tij e mitur A.L. (16) nga fshati Çajle ishte larguar nga shtëpia po atë ditë rreth orës 13:00. Po merren masa për gjetjen e personit të zhdukur.
…….
Gjatë djeshme (7 korrik) në zonën e Sektorit të Punëve të Brendshme të Tetovës, është kryer kontroll i automjeteve dhe shoferëve. Gjatë kontrollit, janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 38 shoferë (TE-30 dhe GV-8) për parkim të paligjshëm, nga të cilët 21 (TE-14 dhe GV-7) janë marrur me automjet special merimangë. Ugjithashtu janë sanksionuar edhe 74 lloje të tjera të shkeljeve të trafikut (TE-44 dhe GV-30).
Më datë 07.07.2025 në orën 02:50 në fshatin Reçicë e Madhe e Tetovës, zyrtarët policorë nga SPB-Tetovë i kanë hequr liriinë një të mituri nga fshati Reçicë e Madhe, tek i cili është gjet një substancë pluhur i bardhë. Ai është mbajtë në stacionin policor për procedura të mëtejshme dhe për të do të përgatitet një raport përkatës.
……
Më datë 06.07.2025 në orën 22:35 në fshatin Bllacë të Tetovës në vendin e quajtur ,,Markova livada”, zyrtarët e policisë nga NjP Zherovjan, kanë arrestuar personin I.L. (45) nga fshati Çellopek, i cili ndodhej në një automjet pasagjerësh ,,BMW” me targa të Tetovës në të cilin është gjet dhe sekuestrua një substancë pluhur i bardhë. Ai po mbahet në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, për të do të përgatitet parashtresë përkatëse.
……
Më datë 06.07.2025 në orën 13:50 në fshatin Miletinë, efektivët e policisë nga NjP-Zherovjan kanë arrestuar personin B.J. (39) nga fshati Miletinë, i cili po atë ditë rreth orës 13:25 u denoncua nga babai i tij 64-vjeçar se e kishte sulmuar fizikisht. Ai po mbahet në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të përgaditet parashtresë përkatëse.
……
Më datë 06.07.2025 në orën 09:20 në DPB Gostivar, Z.Z. (38) nga Gostivari ka denoncuar se rreth orës 07:00 në oborrin e shtëpisë së tyre familjare, djali i saj i mitur është sulmuar fizikisht nga fqinji i tyre A.U. nga fshati Belovisht. Po merren masa për sqarimin dhe dokumentimin e rastit.
……
Më datë 06.07.2025 në orën 08:15, në Stacionin Policor Çegran, personi O.E. (36) nga fshati Çegran ka raportuar se po atë ditë rreth orës 06:30, në fshat është sulmuar fizikisht nga i afërmi i tij K.E., i cili gjithashtu gjatë sulmit ka përdorur një mjet të fortë. Po merren masa për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rastit.
……
Më datë 06.07.2025 në orën 16:50, SPB Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale Tetovë – Jazhincë, në fshatin Odri, ka ndodhur një aksident trafiku midis një automjeti pasagjerësh ,,Mazda” me targa të Tetovës, i drejtuar nga L.R. (64) nga fshati Dëbërcë dhe një automjeti pasagjerësh “Fiat” me targa të Tetovës, i drejtuar nga G.M. (46) nga Tetova. Pasagjeri në automjetin Mazda, A.R., ka pësuar lëndime të rënda, ndërsa G.M. dhe pasagjeri i tij K.M., si dhe dy pasagjerë në automjetin Mazda – R.R. dhe L.J., kanë pësuar lëndime trupore. Një ekip nga SPB Tetovë ka kryer inspektimin në vendngjarje.
Më datë 06.07.2025 në rrugën ,,Ivo Lola Ribar” në Tetovë pranë Stadiumit të Qytetit, zyrtarë policorë nga Stacioni i Policisë për Siguri në Kominikacionin Rrugor në Tetovë, i kanë hequr lirinë personit S.S. (37) nga fshati Sedllarcë e Poshtme, tek i cili gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan dy qese të vogla me substancë të panjohur me ngjyrë të gjelbër bari. Ai po mbahet në stacionin e policisë për procedura të mëtejshme dhe pas dokumentimit të rastit, për të do të përgatitet një parashtresë përkatëse.
……
Më datë 06.07.2025 në orën 01.30, në rrugën ,,Iliria” në Tetovë, yzrtarë të policisë nga Stacioni i Policisë për Siguri në Komunikacionin Rrugor në Tetovë, i kanë hequr lirinë personit G.S. (42) nga fshati Bërvenicë. Ai po drejtonte një automjet pasagjerësh “Volkswagen Caddy” me targa të Tetovës nën ndikimin e alkoolit, gjegjësisht iu mat alkool në gjak 2.05% promil dhe u ndalua në stacionin e policisë. Pas dokumentimit të rastit, për të do të përgatitet parashtresë përkatëse sipas nenit 297 A të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut (“Drejtim i pakujdesshëm i automjetit”).
……
Më datë 05.07.2025 në orën 15.10, personi G.I. (40) nga fshati Falish i Tetovës, ka raportuar në SPB Tetovë se po atë ditë, ndërsa po lëvizte me makinë përgjatë rrugës së fshatit, personi B.N., i cili po rregulonte oborrin e fqinjit të tij, fillimisht e ka fyer verbalisht dhe e ka kërcënuar me jetë, dhe në një moment i akuzuari kapi një mjet të morehtë, me ç’rast ia kishte arritur që të ikë. Po merren masa për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rastit.
…….
Më datë 05.07.2025 në orën 18.10, zyrtarë të policisë nga Stacioni i Policisë për Siguri në Komunikacionin Rrugorë në Tetovë, në rrugën ,,Iliria” në Tetovë, i kanë hequr lirinë personit F.B. (30) nga fshati Llërcë, i cili drejtonte një katërcikël me targa të Tetovës dhe i kishte penguar ata në kryerjen e detyrave dhe veprimeve zyrtare. Ai është ndaluar në stacionin e policisë dhe pas dokumentimit të rastit, për të do të përgatitet një parshtresë përkatëse në përputhje me nenin 382 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
…….
Më datë 06.07.2025 në orën 02.35 në Stacionin Policor të Tetovës, D.J. (46) nga Tetova, së bashku me djalin e tij të mitur, kanë raportuar se rreth orës 00.00 në rrugën “Lj
ubotenska” në Tetovë, djali i tij fillimisht është sulmuar fizikisht nga tre të mitur dhe më pas nga S.V. i cili është babai i njërit prej të miturve. Po merren masa për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rastit.
Më datë 05.07.2025 në orën 02.05, zyrtarët e policisë të DPB Gostivari, në fshatin Çegran, të Gostivarit, kanë ndaluar personin Sh.Sh. (50) nga fshati Çegran dhe A.I. (20) nga fshati Forinë, e Gostivarit. Gjatë një bastisjeje të kryer në përputhje me urdhërin gjyqësor, në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse të Sh.Sh. më datë 04/05.07. në objektin e tij të hotelerik në fshatin Çegran, u gjetën dhe u sekuestruan tre qese plastike me substancë pluhur të bardhë të panjohur. Dy personat janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, kundër tyre do të përgatitet një parashtresë përkatëse.
. ……
Më datë 04.07.2025 në orën 21:00, zyrtarët e policisë të SPB Tetovë, në rrugën “133” në Tetovë mbrapa një objekti hotelerik, kanë arrestuar personat J.J. (21) nga Tetova dhe B.J. (25) nga fshati Reçicë e Madhe, sepse gjatë një kontrolli në posedim të tyre u gjet marijuanë. Ata janë ndaluar në stacionin policor për procedura të mëtejshme dhe kundër tyre do të përgaditet parashtresë përkatëse.
……
Më datë 04.07.2025 në orën 22:50, zyrtarë të policisë nga NjP Kamnjan në fshatin Novakë të Tetovës kanë arrestuar personat S.S. (38), J.B. (33) dhe F.I. (27) të tre nga fshati Pallçisht i Poshtëm, sepse tek ata u gjet dhe u konfiskua një zipper qese me me substancë të panjohur pluhur të bardhë. Ata u ndaluan në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, për ta do të përgatitet parashtresë përkatëse.
……
Më datë 04.07.25 në orën 21:00, zyrtarët e policisë nga Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës në rrugën “133” në Tetovë pas një kazinoje, i kanë hequr lirinë një të mituri nga Tetova, tek i cili u gjet dhe u konfiskua marijuanë. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, për të do të përgatitet parashtresë përkatëse.
……
Më datë 05.07.2025 në orën 04:30, zyrtarë policorë nga Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar në autostradën Tetovë-Gostivar tek pika e pagesës rrugore “Gostivar”, kanë ndaluar personat F.A. (41) nga Tetova dhe A.S. (30) nga fshati Dobërdoll, të cilët kanë prishur rendin dhe qetësinë publike duke bërtitur, grindur dhe duke u sjellë në mënyrë agresive. Ata janë ndaluar në stacion policor dhe kundër tyre do të përgaditet parashtresë përkatëse sipas neneve 4 dhe 6 të Ligjit për vepra kundër rendit dhe qetësisë publike.
………
Më datë 04.07.2025 në orën 11:15, efektivët e policisë nga SPB-Tetovë në rrugën “Boris Kidriç” pranë stacionit të autobusëve në Tetovë e kanë arrestuar personin M.S. (18) nga Shkupi, në posedim të të cilit është gjetur një qese plastike me substancë të panjohur me ngjyrë të gjelbër bari. Gjithashtu, pas kontrolleve në sistemin e kërkimit, u konstatua se personi është në kërkim aktiv nga Gjykata Themelore Shkup 1 për veprën e dënueshme sipas nenit 242 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ai është ndaluar në stacionin policor për procedura të mëtejshme dhe kundër tij do të përgaditet kallëzim përkatës.
……
Më datë 04.07.2025 në orën 18:15, efektivëtt e policisë nga SPB Tetovë kanë arrestuar personin B.T. (50) nga Tetova. Gjatë një bastisjeje në shtëpinë e tij dhe lokalet ndihmëse në disa lokacione në Tetovë dhe në fshatin Trebosh, në Tetovë u gjetën sende me mbetje të një substance pluhuri të bardhë. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të përgatitet kallëzim përkatës.
…..
Më datë 04.07.2025 në orën 10:30 në fshatin Çegran të Gostivarit, efektivët e policisë nga DPB-Gostivar kanë ndaluar personin O.B. (30) nga i njëjti fshat është privuar nga liria për shkak të një raportimi të mëparshëm për një vepër të krye penale “dhunë në familje”. Ai po mbahet në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të përgatitet parashtresë përkatës.
…….
Më datë 04.07.2025 rreth orës 14.00 në SPB Tetovë nga Spitali Klinik i Tetovës, kanë raportuar se tek ata një person i lënduar kishte kërkuar ndihmë mjekësore, i cili, sipas raportimit, kishte rënë nga skela gjatë punës dhe si rast urgjent ishte transferuar në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë” në Shkup. Menjëherë është vepruar sipas raportit dhe është përcaktuar se bëhet fjalë për personin N.O. nga fshati Xhepçishtë. Po merren masa për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rastit.
……
Më datë 04.07.2025 në orën 20.00, personi 67- vjeçarja M.A. nga Gostivari ka raportuar se rreth orës 16.50 në shtëpinë e tyre familjare në Gostivar, pas një grindjeje të mëparshme verbale me vajzën e saj F.A., e njëjta e ka sulmuar fizikisht, kështu që e ka kërcënuar edhe me jetë. Po merren masa për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rastit.
…..
Më datë 04.07.2025 në orën 12.05, personi F.S. nga Gostivari ka raportuar se në rrugën e “Ilindenit” në një apartament në një ndërtesë banimi, një prind, përkatësisht një nënë, po e keqtrajtonte fëmijën e saj të mitur. Menjëherë është veprua sipas raportimit, në bashkëpunim me përfaqësuesit e Qendrës për Punë Sociale Gostivar, dhe M.S. u gjet në vendin e treguar, duke bërtitur me zë të lartë dhe duke e keqtrajtuar djalin e saj katërvjeçar. Pas konsultimit me Prokurorin Publik, me një automjet të Shërbimit të Ndihmës Mjekësore të Shpejtë, ajo u transferua në Qendrën Mjekësore në Gostivar për ndihmë mjekësore, ndërsa fëmija i mitur u dërgua në Qendrën e Urgjencës në Gostivar me përfaqësues të QPS, ku fëmijës iu konstatuan lëndime trupore. Po merren masa për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rastit.
…….
Më datë 04.07.2025 në orën 19.00 në DPB Gostivar është raportuar se në rrugën rajonale në fshatin Çajle, një automjet pasagjerësh i tipit “Opel Corsa” me shenja regjistrimi të Gostivarit, i drejtuar nga I.B. (63) nga fshati Çajle, ka goditur këmbësoren H.T. (74) nga i njëjti fshat. Në aksident, H.T. ka pësuar lëndime të rënda trupore të konstatuara në Qendrën Mjekësore të Gostivarit. Inspektimi është kryer nga një ekip inspektues nga Departamenti i Punëve të Brendshme të Gostivarit.
Arrestohet një polic nga Gostivari, kishte vjedhur rreth 25,000 euro dhe stoli ari me vlerë rreth 50,000 euro, të sekuestruara gjatë bastisjeve, të cilat duhej t’i ruante në shkaf në stacionin e policisë, poashtu është arrestuar edhe një argjendar, për ndihmë dhe inkurajim.
Më datë 03.07.2025 në orën 17:50, zyrtarë të policisë nga Departamenti i Punëve të Brendshme të Gostivarit kanë arrestuar punonjësin e policisë D.S. (51) nga Gostivari, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të dënueshëm sipas neneve 353 dhe 354 ,,keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” të Kodit Penal. Ai kishte vjedhë rreth 25,000 euro dhe bizhuteri ari me vlerë rreth 50,000 euro nga shkafi në stacionin e policisë, ku mbante sende të sekuestruara gjatë bastisjeve në të cilat kishte marrë pjesë si punonjës i departamentit krim-teknikës në Stacionin e Policisë së Gostivarit. Inspektimi në ndërtesën e Stacionit të Policisë së Gostivarit është kryer nga Prokurori publik i Prokurorisë Publike të Gostivarit, në prani të ekipit hetimor dhe udhëheqjes së Departamentit të Punëve të Brendshme të Gostivarit. Gjithashtu, në orën 20:30 në rrugën “18- Nëntori” në Gostivar, zyrtarë të policisë nga Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar kanë privuar nga liria personin I.Sh. (32) nga Gostivari, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer vepër penale ,,fshehje” ose blerje të bizhuterive të vjedhura ari. Me urdhër të gjykatës, janë kryer bastisje në shtëpitë dhe lokalet ndihmëse të D.S. dhe I.Sh., gjatë të cilave u gjetën dhe u sekuestruan sende që lidhen me veprat penale. Të dy janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, kundër tyre do të përgatiten parashtresa përkatëse.
Më datë 03.07.2025, në orën 00:25, zyrtarë të policisë nga SPB Tetovë dhe Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Penale dhe Standarde Profesionale, pas marrjes së urdhëresës gjyqësore nga Gjykata Themelore Penale – Shkup, kanë kryer bastisje në shtëpinë dhe lokalet ndihmëse të zyrtarit policor nga SPB Tetovë I.A. (53) në fshatin Shemshovë e Tetovës, në lidhje me veprën penale “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”, e parashikuar dhe e dënueshme sipas nenit 353 të Kodit Penal, përkatësisht në lidhje me regjistrimin dhe çregjistrimin e të huajve që qëndrojnë në vend. Gjatë kontrollit, u gjetën 27 karta regjistrimi të zbrazëta për shtetas të huaj me vulë nga Ministria e Punëve të Brendshme, një plumb, procesverbal për shkelje të kryer, urdhërpagesa, si dhe dokumente personale të shtetasve të huaj. Pas dokumentimit të rastit, kundër zyrtarit të policisë do të ngrihet një padi përkatëse.
……
Më datë 04.07.2025 në orën 00.50 afër një qendre tregtare në bulevardin ,,Iliria” në Tetovë, Zyrtarë policorë të SPB Tetovë, kanë privuar nga liria personin N.A. (18) nga Tetova, i cili drejtonte automjetin e pasagjerëve “Volkswagen Fox” me targa të Tetovës dhe po lëvizte nga bulevardi ,,Iliria” në drejtim të autostradës Shkup-Tetovë, në drejtim të kundërt me kryqëzimin Veri, duke kryer kështu një vepër penale sipas nenit 297A të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë “Drejtim i pakujdesshëm i automjetit”. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe kundër tij do të ngrihet një kallëzim përkatës.
……
Më datë 03.07.2025 në orën 18:50 në Tetovë në rrugën ,,Bllagoja Toska” në Tetovë, Zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë privua nga liria personin O.B. (40) nga Tetova, për të cilin ekzistojnë baza dyshimi se është përfshirë në një vepër penale “Dhunë” të parashikuar dhe të dënueshme sipas nenit 386 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të raportuar më 02.07.2025 nga personi B.S. (44) nga Tetova. I njëjti po mbahet në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, për të do të përgatitet parashtresë përkatëse.
……
Më datë 04.07.2025 në orën 02:30 në Spitalin Klinik-Tetovë, F.Z. (36) nga Tetova zyrtarëve olicorë të SPB Tetovë u ka raportuar se rreth orës 01:30 në rrugën ,,180″ në Tetovë, së bashku me vajzën e saj të mitur, kanë dalë nga ndërtesa dhe janë drejtuar drejt automjetit, ku ka mbërritur personi V.L. nga Tetova, i cili fillimisht e ka goditur me një objekt të fortë M.M. (34) nga Tetova, e më pas edhe vajzën e saj të mitur. Po merren masa për ybardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.
……
Më datë 03.07.2025, në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën ,,Bllagoja Toska” në Tetovë, ka marrë flakë një automjet pasagjerësh ,,Golf” me targa të Tetovës, në pronësi të personit S.S. (56) nga Tetova. Nuk ka persona të lënduar, kurse yjari është shuar nga Njësiti teritorial kundër zjarreve Tetovë, ndërsa një inspektim në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB-Tetovë.
……
Gjatë ditës së djeshme (3 korrik), në zonën e SPB Tetovë është kryer një kontroll i automjeteve dhe shoferëve. Gjatë kontrollit, janë zbuluar dhe u sanksionuar gjithsej 32 shoferë (TE-26 dhe GV-6) për parkim të paligjshëm, nga të cilët 17 (TE-11 dhe GV-6) u morrën me një automjet special merimangë. Janë sanksionuar edhe 55 lloje të tjera të kundërvajtjeve rrugore (TE-27 dhe GV-28).
Më datë 03.07.2025 në orën 01:10 në autostradën Shkup-Tetovë, te pika pagesës rrugore Zhelinë, efektivët policorë të Stacionit Policor për Siguri në Komnikacionin Rrugor në Tetovë, kanë privuar nga liria personat E.S.(27), D.S.(33) dhe A.O.(24), të tre nga Shkupi, të cilët udhëtonin në automjetin e pasagjerëve “BMW” me targa të Shkupit. Gjatë kontrollit tek personi E.S., u gjet një mjet me substancë pluhur të bardhë. Ata janë ndaluar në stacionin policor për procedura të mëtejshme dhe pas dokumentimit të rastit do të përgatitet parashtresë përkatëse.
……
Një 18-vjeçar dhe një i mitur nga Tetova janë privuar nga liria për kryerje të sulmit seksual ndaj dy të miturave
Më 02.07.2025 në orën 15:30 dhe 22:55, efektivët e policisë të SPB-së Tetovë dhe NjP Kamjan, në fshatin Sedllarcë e Epërme dhe në Tetovë, kanë privuar nga liria personin A.E. (18) dhe një të mitur, të dy nga Tetova, duke vepruar sipas raportimit nga një 37-vjeçar nga Tetova se kishin kryer sulm seksual në mënyrë të përsëritur ndaj dy vajzave të saj të mitura, duke i filmuar ato me telefon celular dhe duke e detyruar njërën nga të miturat të kryejë marrëdhënie seksuale me persona të tjerë. Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurori publik dhe pas dokumentimit të rastit, do të ngrihen akuza përkatëse.
……
Më datë 02.07.2025 në orën 13:00 në SPB Tetovë, personi M.C.(25) nga Tetova ka raportuar se më 30.06.2025 rreth orës 02:00 në Bllokun 82 në Tetovë, është sulmuar fizikisht nga V.L. nga Tetova, i cili gjatë sulmit ka përdorur edhe një send të fortë. Po merren masa për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rastit.
…..
Më datë 02.07.2025 në orën 21:40 dhe 00:10 në Tetovë dhe në fshatin Nerasht, efektivët e policisë nga Stacioni Policor Tetovë dhe NjP Jegunovcë, kanë privuar nga liria personat J.K.(45) dhe D.K.(46), të dy nga fshati Nerasht, të cilët po atë ditë në orën 20:00 janë denoncuar në Stacionin Policor të Jegunovcës nga A.B. (45) nga fshati Dvorcë e Shkupit, se ndërsa po drejtonte automjetin e tij të pasagjerëve “Mercedes” me targa kombëtare norvegjeze, në fshatin Orashë e Poshtme, të njëjtit me automjetin e pasagjerëve “Opel Astra” ia kanë bllokuar rrugën, gjatë së cilës J.K. e ka kërcënuar me armë. Ata u ndaluan në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, për ta do të përgatitet një parashtresë përkatëse.
……
Më datë 02.07.2025 në orën 08:30 në SPB Tetovë, një 42-vjeçar nga një fshat i Gostivarit ka raportuar se është mashtruar me një shumë prej 7750 euro nga personi N.Z. nga Shkupi, i cili gjatë muajit maj i ka premtuar se do ta ndihmojë të nxjerrë djalin e tij nga paraburgimi, por pasi nuk e ka kryer punën, i njëjti kishte kuptuar se është mashtruar. Po merren masa për ybardhjen e rastit.
……
Më datë 02.07.2025 në orën 09:10 në rrugën “Jane Sandanski” në Tetovë, efektivët e policisë të Stacionit Policorë për Siguri në Komunikacionin Rrugor Tetovë, e kanë privuar nga liria personin A.S. (38) nga Tetova, i cili po i pengonte ata të kryenin aktivitete dhe detyrën zyrtare. Ai po mbahet në stacionin e policisë dhe pas dokumentimit të rastit, për të do të përgatitet një parashtresë përkatëse.
……
Më datë 02.07.2025 në orën 21:00 në Tetovë në rrugën “Goce Delçev”, efektivët e Policisë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin N.N. (50) nga Tetova, i cili është raportuar në SPB Tetovë, nga personi D.P.(45) nga Tetova, se po atë ditë ndërsa ai dhe kolegu i tij po ktheheshin nga puna në rrugën rajonale Jazhincë-Tetovë, personi i raportuar po e ndiqte me automjetin e tij të pasagjerëve “Chevrolet” me targa të Tetovës dhe para kësaj i kishte dërguar një mesazh me përmbajtje të pahijshme në telefonin e tij celular dhe ishte përpjekur që ta sulmonte fizikisht. Ai po mbahet në stacionin policor për procedura të mëtejshme dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të përgatitet një parashtresë përkatëse.
Më datë 02.07.2025 rreth orës 18:20, në SPB Tetovë është raportuar një aksident trafiku që kishte ndodhur në rrugën rajonale midis fshatrave Zhelinë dhe Shemshovë, ndërmjet veturës ,,ford” me targa të Tetovës e drejtuar nga personin D.N.(45) nga fshati Preljubishtë e Tetovës dhe vetura ,,Golf” me targa të Tetovës e drejtuasr nga E.A.(35) nga fshati Zhelinë. Në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar drejtuesi i veturës ford D.N. kurse shoferi i veturës golf dhe pasagjeri i tij E.S. kanë pësuar lëndime trupore të konstatuara në spitalin klinik të Tetovës. Gjatë inspektimit të aksidentit zyrtarët policorë kanë konstatuar se drejtuesi E.A. ka drejtuar automjetin nën gjendje të alkoolizuar, me çrast është privuar nga liria në bazë të nenit 300 të Kodit Penal të RMV-së ,,Rezikimi i sigurisë në komunikacion.
Kronika e zezë e Tetovës dhe Gostivarit – Qershor, Maj dhe Prill 2025
@tetovanews
@tn.lajmelokale