Policia ka njoftuar se një taksist është gjendur pa shenja jete pranë stacionit hekurudhor të Shkupit mbrëmjen e sotme. Bëhet fjalë për një taksist nga Shkupi me inicialet M.P (1961).
Nga Ministria e Brendshme thanë se personi i vdekur është gjetur pranë stacionit të trenit dhe mbi trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja keqtrajtimi. Informacione më të detajuara policia do t’i japi nesër pas ekspertizës që po kryen në vendin e ngjarjes.
https://www.youtube.com/playlist?list=PLwDxg3Iu5-JvUYdFEia6fuwPj8rcwqerg