Deputeti rom Amdi Bajram ka një strategji për ta siguruar kandidaturën e tij për zgjedhjet presindenciale në Maqedoni.
Ai për media ka sqaruar se si do ti sigurojë mbështetjen e 30 deputetëve, ose 10 mijë nënshkrimeve nga votuesit e regjistruar.
“Së pari do të hapin një faqe në fejsbuk dhe pastaj do të punojmë me “like” apo pëlqime. Do të shkojmë katër ditë me pëlqime dhe kur të arrijmë shifrën e nevojshme, do ti faliminderojmë qytetarët dhe pastja do të filloj me grumbullimin e nënshkrimeve”, delaroi Bajram. (INA)