Dr. Muhamed Memeti nga fshati Sllupçan i Kumanovës detyrohet të emigrojë në Gjermanj pas një përvoje pune 10 vjeçare, 2.5 vite në Qendrën emegjente në Spitalin e Kumanovës dhe 7.5 vitr në Shtëpinë e Shëndetit në Likovë, edhe ate me vendim pune.
Ai thotë për INA se është i detyruar të shkojë në Gjermani për specializim, sepse një mundësi e tillë nuk iu dha në vendin ku punoi. “Jam detyruar që të largohem, sepse u injorova dhe nuk u pranova për specializim. Rekomandimi duhej të ishte nga institucioni shëndetësor. Për të specializuar privat duhej lënë punën, të gjejë lidhje për tu pranuar dhe të paguaj 3 mijë euro në vit, apo gjithsejt për 5 vite deri në 20 mijë euro.”, theksoi për INA, dr.Muhamed Memeti.
Ai thotë se së shpejti do të shkojë në Gjermani në një nga spitalet e njohura gjermane, ku do të fillojë menjëherë me specializim.(INA)












![Polakët kanë frikë nga inteligjenca artificiale. Sondazhi tregon përmasat [SONDAZH]](https://tetovanews.info/wp-content/uploads/2026/10/bfhk9kpTURBXy84NGQ2OTZiMGU2N2Q5OTQxZTI1YWMxZjI2ZmQxZmQ2MS5qcGeSlQMAAM0HgM0EOJMFzQVkzQKy3gACoTAGoTEB-300x160.avif)



