Kreu i komunës së Gostivarit, Arben Taravari e vizitoi fshatin Llaskarcë, fshatin në të cilin ndodhi aksidenti tragjik më 13 shkurt ku jetën e humbën 13 persona, ndërsa 38 morën lëndime.
Taravari shprehu falënderime për banorët e këtij fshati për ndihmën e dhënë gjatë aksidentit duke ju premtuar ndihmë nga komuna, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Demostruat guxim dhe vendosmëri. Me ndihmën tuaj mbajtët leksion mbi humanitetin dhe solidaritetin. Ju jeni heronj”, ju tha Taravari të pranishmëve.
Ai shfrytëzoi mundësinë të kërkojë nga institucionet kompetente për t’u vërtetuar arsyet e aksidentit tragjik dhe zbardhjen e plotë të rastit./Telegrafi/
https://youtu.be/-DTaPyvIcVU
https://youtu.be/a0ZNklgWU7c
https://youtu.be/pHktO_s-e_k
https://www.youtube.com/playlist?list=PLwDxg3Iu5-JvUYdFEia6fuwPj8rcwqerg