Sot rreth orës 15 nga burimet policore është raportuar për një person që ka humbur jetën në vendin e punës në Rrugën e Londrës (“Londonska”) në Shkup, në një objekt në ndërtim, raporton gazeta Koha. Bëhet fjalë për personin Mahir Abazi, 33 vjeçar nga f.Çellopek i Tetovës, i cili ishte angazhuar në vendin e punës para tre ditëve.
Derisa ka tentuar të ngarkojë armaturë hekuri në një “kran”
, armatura e cila ka qenë e lidhur vetëm për njërën anë dhe është ngritur në lartësi prej 2 metrave, është shkëputur dhe ka rënë mbi fatkeqin. Dëshmitar i rastit ka qenë edhe vozitësi i “kranit”. Me urdhrin e Prokurorit publik, trupi është dorëzuar për autopsi.
https://www.youtube.com/playlist?list=PLwDxg3Iu5-JvUYdFEia6fuwPj8rcwqerg
- Çmimi i banesave në Prishtinë arrin deri në 2,500 euro për metër katror
- SNOBIZMI
- OnlyFans, si arriti “industria” erᴏtike t’u shpërndajë modeleve 5 miliardë $ në vit
- Franca ndalon pirjen e duhanit në plazhe, parqe e stacione autobusësh
- Ç’po ndodh/ Çfarë është kjo bombë të nxehti që ka goditur Europën
LEXO:
@tetovanews
@tn.lajmelokale