Ballina Aktualitet Lajme Tetovë, 8 raste të nepotizmit në një shkollë (VIDEO)

Tetovë, 8 raste të nepotizmit në një shkollë (VIDEO)

Drejtori i Shkollës Fillore “7 Marsi” në Çellopek Xhevahir Abduli ka punësuar dhëndrin e tij sekretar në Shkollës, ndërsa nipin si arsimtar të gjeografisë. Ky i fundit është punësuar nëpërmjet konkursit ndërsa dhëndrin e ka transferuar nga administrata publike. Drejtori mbron vendimin për punësimin e nipit dhe dhëndrit. Thotë se punësimet janë bërë në përputhje me ligjin. Pos nipit dhe dhëndrit, në këtë Shkollë ka edhe gjashtë të punësuar tjerë që rezultojnë të jenë familjarë të vet drejtorit Abduli. Për të njëjtit ai thotë se janë pranuar para se ai të bëhej drejtor shkolle.

Unë nuk do ju them sa anëtar i kemi këtu të punësuar, por që kur jam unë drejtor kam vetëm një anëtar të familjes të punësuar, edhe atë, djalin e vëllait. Pranimi është bë në 2017 dhe sipas ligjit, nuk ka përplasje. Gjitha mënyrat hapja e konkursit pranimi janë konform Ligjit, dhe mendoj se nuk ka asgjë të keqe këtu”- tha Xhevahir Abduli, drejtor i Sh.F. 7 Marsi.

Kreu i Komunës së Bërvenicvës Enver Pajaziti tha se i ka tërhequr vërejtjen drejtorit për këto punësime ndërsa kërkon edhe ndihmën e Inspektoratit Shtetëror të Arsimit.

Ky punësim është bërë jashtë asaj që bëhet me pëlqim apo vendim të kreut të komunës, pra inspektorati të merret me këtë, sepse rasti i fundit është evident dhe kam pasur edhe unë ankesa prej qytetarëve. Unë jam munduar ta bindi drejtorin mos veproj kështu por ai është thirr në balancuesin për punësim që bëhet përmes shoqërisë informatike”- pohoi Enver Pajaziti, kryetar i Komunës së Bërvenicës.

Në Inspektoratin Shtetëror për Arsim sot nuk deshën të prononcohen për këtë rast. Nga atje njoftuan se për punësimet në Çellopek do të njoftojnë gjatë ditës së nesërme.

https://www.youtube.com/playlist?list=PLwDxg3Iu5-JvUYdFEia6fuwPj8rcwqerg