Ballina Kronika 22-vjeçarja nga Gostivari në hall të madh, shantazhohet nga ish i dashuri

22-vjeçarja nga Gostivari në hall të madh, shantazhohet nga ish i dashuri

Njëzetë e dy vjeçarja, banore e fshatit Balindoll të Gostivarit, dje (25 shkurt), rreth orës 12 e 20 minuta, ka denoncuar se ish i dashuri i saj B.D. 22-vjeç nga Gostivari, disa herë i ka kërkuar para, duke e shantazhuar se, nëse nuk i jep para dhe stoli ari, do të publikojë fotografitë me përmbajtje komprometuese të saja nëpër rrjetet sociale, të cilat më herët ajo ia ka dërguar.

I denoncuari B.D. është privuar nga liria dhe është mbajtur në stacionin policor Gostivar, për zbardhjen e plotë të rastit.

https://www.youtube.com/playlist?list=PLwDxg3Iu5-JvUYdFEia6fuwPj8rcwqerg

@tn.lajmelokale
@tetovanews