Ballina Aktualitet Lajme UJËRAT E ZEZA FUTEN NË SHTËPITË E QYTETARËVE, DRENOVECI PROBLEM ME KANALIZIMIN...

UJËRAT E ZEZA FUTEN NË SHTËPITË E QYTETARËVE, DRENOVECI PROBLEM ME KANALIZIMIN (VIDEO)

Banorët e lagjes Drenovec në Komunën e Tetovës po përballen me problemin e kanalizimit. Ujërat e zeza, përveç që dalin mbi rrugë, shpesh herë janë futur edhe nëpër shtëpitë e banorëve. Ndihmë nga Komuna nuk kanë marrë, prandaj edhe janë detyruar që vet të ndërtojnë një kanal përmes të cilit i largojnë ujërat e zeza.Banorët thonë se ky problem është i kahmotshëm. Komuna ndonjëherë e zbrazë këtë kanël me cisternë, megjithatë pas 2-3 ditëve kanali sërish kthehet në gjendje të njëjtë.

Siç e shihni edhe vetë, sapo erdhi televizioni juaj këtu, Komuna ka dërguar pastruesit këtu. Por kjo nuk është afatgjate, kjo pas dy ditësh do të mbushet prapë, siç e shihni edhe vetë, u shpreh një banor.

Problemi është aq i madh sa nuk mund ta zgjidhim. Vijnë disa herë e pastrojnë por zgjidhje nuk ka. Ky kanal duhet të bëhet i ri, sepse po helmohemi, po helmohen fëmijët. Të gjitha këto shtëpitë kanë problem, u futet uji në shtëpi. Mua dhe vëllezërve të mi na hynte uji në shtëpi, ishim të detyruar të ndërtojmë vetë puseta si më përpara, tha një banor i Drenovecit.

Fëmijët e këtij vendi çdo ditë kohën më të madhe të ditës e kalojnë duke luajtur në lagje. Prindërit e tyre druajnë se fëmijët mund të bien dhe të mbyten në kanalin i cili hapet nga presioni i madh i ujërave të zeza.

Ne me këtë ujë këtu tani më 7 vite e hamë me bukë, ne jemi këtu shumë afër me shtëpi. Ose duhet të merren masa ose do ti bllokojmë kanalet, nuk kemi çfarë të bëjmë. Kjo është shumë keq, fëmijët çdo ditë e çdo natë luajnë këtu, dikush mund të bie aty dhe të mbytet, ndërsa përgjegjësi nuk do të mbajë askush,u shpreh një banor.

Ata çdo ditë jetojnë me frikën se ujërat e zeza përsëri mund tu futen në shtëpi, siç ka ndodhur shumë herë deri më tani.

“Kemi frikë. Na futen ujërat e zeza në dhomë. Nëse futet edhe një herë uji do ti hedhim tepihët, nuk bëjnë më. Të gjitha ujërat e zeza na futen në shtëpi. E patë edhe vet, na futet uji në dhomë” – u shpreh një banore.

Disa prej tyre kanë parë gjëra të shumta të dalin nga kanalizimi.

Sot në mëngjes kur u zgjova pash se edhe gjak ka dalë prej këtu, fëmijët frikësohen, e largojnë kapakun ndërsa kanali është i thellë 3 metra. Është e mundur edhe epidemi të përhapet këtu, tha një banor i Drenovecit.

Era e keqe është vetëm një nga problemet e shumta të cilat i shkakton kanalizimi në këtë vend. Me qëllim që të mbrohen ata kanë qenë të detyruar që të ndërtojnë puseta nëpër shtëpitë e tyre.

Ekipi i TV21 erdhi edhe tek Komuna e Tetovës për të kërkuar përgjigje në lidhje me problemin e banorëve të lagjes Drenovac, por nga Komuna nuk morëm përgjigje. Kryetarja e komunës e kishte pasur agjendën tejet të ngarkuar dhe nuk mundi të na jep përgjigje, ndërsa personat e tjerë kompetent për të dhënë deklarata nuk ishin në Komunë- Armend Gashi

PËRGATITI: ARMEND GASHI

https://www.youtube.com/playlist?list=PLwDxg3Iu5-JvUYdFEia6fuwPj8rcwqerg

https://www.youtube.com/playlist?list=PLwDxg3Iu5-JshjBUeWdYd_F2VWWHqmgoo