Ballina Kronika Vetëm 20 vjeç/ Identifikohet shqiptari që humbi jetën në Itali (FOTO+VIDEO)

Vetëm 20 vjeç/ Identifikohet shqiptari që humbi jetën në Itali (FOTO+VIDEO)

I riu shqiptar i cili humbi jetën në një aksident automobilistik sot në Itali është identifikuar.

Viktima është Manuel Toska, 20 vjeç i cili udhëtonte me një makinë “Alfa Romeo 147” në një rrugë provinciale që lidh Gallipoli me Sannicola, kur humbi kontrollin e mjetit.

Automjeti, përfundoi jashtë rrugës dhe më pas u përplas me një pemë.

Aksidenti tragjik ndodhi rreth orës 07:00 të mëngjesit kur 20-vjeçari po shkonte drejt hipermarketit ku punonte.

Mësohet se ishin shoferë të rastit ata që njoftuan ambulancën.

@tn.lajmelokale
@tetovanews