Një ish-arkitekt po përdor idetë e tij krijuese për të bërë orendi eko-miqësore. Ibrahim Abougendy transformon gomat e përdorura në shtretër, divane dhe sende të tjera shtëpiake.
Ai filloi linjën e vet Mobikya, tre vjet më parë me qëllim pakësimin e varësisë njerëzore tek mobiljet me bazë druri.
Qëllimi i tij është të mbrojë mjedisin nga avujt toksikë që dalin nga gomat e djegura.
Deri më tani, Abougendy ka ricikluar 1.000 goma dhe i ka kthyer ato në produkte më të vlefshme. Artikujt etij kushtojnë nga 170 deri në 830 dollarë.