Këto pamje po bëjnë xhiron e botës.
Një avion luftarak rus detyroi një avion të SHBA-së që të largohej nga hapësira ajrore mbi Detin e Zi.
Video që qarkullon nëpër mediat sociale, tregon qartë momentin kur avioni rus bën manovër të rrezikshme dhe detyron F-15 të SHBA që të ndryshojë kurs.
Pentagoni ka reaguar dhe ka thënë se avioni rus u afrua në mënyrë të rrezikshme.
Avioni amerikan po fluturonte në hapësirë ajrore ndërkombëtare, pasi ishte nisur nga një aeroplanmbajtëse që ndodhej në Detin e Zi.
Zëdhënësja e Pentagonit, Pamela Kunze deklaroi se aeroplani rus fluturoi pranë avionit amerikan për 2 orë e 40 minuta, para se të ndiqte kursin e tij të fluturimit.
https://youtu.be/HlLA2gBEl9o