Sot, në emisionin Argument është i ftuar kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela i cili po diskuton rreth situatës aktuale politike. Lideri i ASH-së theksoi se kandidati për President, edhe pse thuhet që mund të mos jetë partiak, ai mund të jetë i tillë.
Sela shprehu frikën se fenomeni i VMRO-DPMNE mund të shfaqet edhe tek regjimi LSDM-BDI. Ziadin Sela tha se VMRO-ja kishte të gjitha pushtet dhe jo pushtetet e ndara, ajo kontrollonte gjithçka. Andaj halli sipas Ziadin Selës është që tani LSDM-ja do të tentoj të ketë Presidentin në kontroll ashtu siç kishte VMRO-ja.
Ai pontencoi se shqiptarët kanë humbur besimin tek institucioni i Presidentit, andaj duhet ta fitojnë dhe duhet të kenë përfaqësim. Sela sqaroi se Presidenti ka kompentenca për emërimin e gjeneralëve, ku asnjëri sështë shqiptar, gjithashtu foli për ambasadorët ku ka përfaëqësim të dobët tek diplomacia shqiptare.
https://youtu.be/vxz5sqvKzmw