Ballina Aktualitet Shqipëri Basha: U miratua me votë unanime vendimi për djegien e mandateve (VIDEO)

Basha: U miratua me votë unanime vendimi për djegien e mandateve (VIDEO)

“U miratua me votë unanime vendimi për djegien e mandateve”. Këtë deklaroi kreu demokrat Lulzim Basha pas mbledhjes së Kryesisë së PD gjatë një prononcimi për mediat.

I pyetur për reagimin e ambasadës amerikane, e cila bëri thirrje deputetëve që të refuzojnë djegien e mandateve, Basha u përgjigj se vlerëson demokracinë amerikane, por thekson se djegia e mandateve është rekursi i fundit i opozitës për të arritur një qëllim madhor.

“Për PD dhe për mua nuk ka frymëzimm më të madh sesa SHBA dhe demokracia amerikane, në veçanti mes galerisë personaliteteve që kanë dhënë shumë veçoj Lincoln dhe dua ta citoj:.

Shpresoj që kjo sakrificë nuk do të shkojë dëm. Se ky komb nën Zot, do të ketë një lindje të re të Lirisë dhe Demokracisë dhe se qeverisja e njerëzve, nga njerëzit dhe për njerëzit nuk do të zhduket nga faqja e dheut, nuk do të zhduket nga faqja e Shqipërisë”.

@tn.lajmelokale
@tetovanews