Ballina Argëtim Kuriozitete 9.5 milionë $ për të qëndruar në këtë hotel,zbuloni çfarë e bën...

9.5 milionë $ për të qëndruar në këtë hotel,zbuloni çfarë e bën të veçantë

Nëse shërbimi i hoteleve në Tokë iu është mërzitur atëherë zgjidhni një hotel në hapsirë, diku përreth galaktikës. “Aurora Station” është i pari hotel hapsinor i cili është planifikuar të jetë në orbitë në 2022.

Udhëtimi 12 ditor në bordin e Aurorës do të jetë një eksperiencë e pa harrueshme me pamje të mrekullueshme nga planeti Tokë, poli i veriut dhe poli i jugut por që do të ketë dhe një ndalesë në Hënë.

Sipas “BBC” hoteli do të ketë hapsirë sa një avion privat, dhe do të fluturojë 200 milje mbi sipërfaqen e Tokës. Edhe pse fluturimi i parë do të jetë në 2022 kompania thotë se lista e pasagjerëve është rezervur gati shtatë muaj më parë . Udhëtimi nuk do të jetë i lirë, pasi shifra e parave që duhet paguar për person është gati marramendëse.

9.5 milion dollarë do të jepen në këmbim të eksepriencës së paharrueshme në orbitë./Opinion.al