Një aksident tragjik është shënuar rreth orës 19.00 të mbrëmjes së kësaj të diele në Itali, në rrugën mes Gabiçe dhe Pesaro.
Për pasojë ka humbur jetën një i ri shqiptar, si dhe shoku i tij italian.
Viktima është Juendi Xhani 20 vjeç nga Durrësi dhe shoku i tij italian Giuseppe Troisi, të cilët po udhëtonin me një makinë “Audi A4”, ndërsa pasagjere ishin dy shoqet e tyre njëra 22 vjeçe dhe tjetra 19 vjeçe.
Dy vajzat mbetën të plagosura rëndë, por fatmirësisht pa rrezik për jetën.
Makina me të cilën udhëtonin të rinjtë u përplas ballë për ballë me një ‘Hyundai Kona’, e cila drejtohej nga një 71-vjeçar italian.
Përplasja ishte aq e fuqishme sa dy të rinjtë humbën jetën menjëherë si pasojë e dëmtimeve të marra.
Ndërkohë dy vajzat e plagosura dhe tre personat që udhëtonin në makinën ‘Hundai’, i moshuari dhe dy fëmijë binjakë 8 vjeç, u dërguan në spital ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve, pa rrezik për jetën.
Aktualisht policia vijojnë hetimet, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.