Ballina Aktualitet Lajme Antikorrupsioni nisë hetime për ndërtimet pa leje në Matkë (Video)

Antikorrupsioni nisë hetime për ndërtimet pa leje në Matkë (Video)

Antikorrupsioni ka hapur lëndë për korrupsion në Komunën e Sarajit të drejtuar nga Blerim Bexheti. Kryetarja e Antikorrupsionit tha se nga shkrimet e mediave dhe njohurive personale kanë konstatuar se vendosja e platformës së egër në Matkë, ka elemente korrupsioni. Ajo thotë se vetë fakti që edhe komuna edhe institucionet e tjera vetëshpallen si jokompetente për të hetuar ose rrënuar ndërtimin pa leje, tregon që ka elemente korrupsioni.

Biljana Ivanovska, kryetare e Antikorrupsionit

“Ne me vëmendje e ndjekim situatën në Matkë, megjithatë dje dëgjuam se institucionet u shpallën si jo kompetente. Kjo, neve na ndezi dritën e kuqe dhe mendojmë se ka këtu elemente të Korrupsionit për shkak se Komuna një kohë më të gjatë nuk sjellë vendime. Kemi obligim dhe kompetenca ta hetojmë rastin, andaj them se me vetë iniciativë do e hapim lëndën”

Platforma kontestuese në Matkë, është vendosur kohë më parë dhe pas reagimit të mediave, nisën të reagojnë edhe institucionet. Por, komuna Saraj që është më kompetentja për inspektim të platformës, refuzon të merr hapa.Nëse Komuna Saraj nuk e zgjidh problemin me platformën në Matkë, Inspektorati Shtetëror i Ndërtimit ka paralajmëruar t’i marrë përsipër të gjitha kompetencat.

Antikorrupsioni hapi edhe një hetim tjetër për korrupsionin në politikë, shkaku i punësimit të dy juristëve në Agjencinë për shërbime audio dhe audiovizuale mediale në kohë zgjedhjesh. Ivanovska thotë se njohuritë e tyre janë se punësimet janë bërë pasi që janë shpallur zgjedhjet presidenciale.

Biljana Ivanovska, kryetare e Antikorrupsionit

“Nuk tregojmë emra. Dëgjuam se gjatë periudhës zgjedhore janë punësuar dy juristë. E kemi hapur lëndën me iniciativën tonë. Do e shqyrtojmë dhe do të verifikojmë nëse këto informacione janë të vërteta. Sipas Kodit Zgjedhor, gjatë zgjedhjeve nuk duhet të ketë punësime, ne e trajtomë këtë problem nga ky aspekt”

Kryetarja e Komisionit Biljana Ivanovska foli edhe për hetimin mbi nepotizmin në Qeveri. Deri më tani janë mbyllur vetëm dy raste ndërsa vazhdon hetimi për punësimin e vajzës së Talat Xhaferit në ELEM dhe disa të tjerëve. ELEM-i i ka dhënë antikorrupsionit dokumentet në të cilat shfaqet përgatitja arsimore e vajzës, por jo edhe rang listën e personave që kanë konkurruar, në mënyrë që të bëhet krahasim se a ka patur kandidatë më të mirë se ajo që nuk janë punësuar, ndërsa ajo ka fituar vendin e punës. Ferikan Iljazi Arifi /SHENJA/

https://youtu.be/xVdminwjFXQ