Ballina Aktualitet Lajme Blerim Reka: Kritika intelektuale nuk është e mjaftueshme, për ndryshim duhet edhe...

Blerim Reka: Kritika intelektuale nuk është e mjaftueshme, për ndryshim duhet edhe luftë politike

Kandidati për president Blerim Reka, pjesën më të madhe të karrierës e kaloi në Prishtinë, ku ka lënë vulën e tij në ndërtimin e institucioneve të Kosovës. Ka kontribuar edhe në përpilimin e Marrëveshjes së Ohrit, ndërsa tani është profesor në Universitetin e UEJL-së.

Shkruan: Ljubomir Kostovski

Në një prej emisioneve në ekranet televizive njëri prej kandidatëve për president të ardhshëm Stevo Pendaovski, duke folur për kundër kandidatët e tij, kishte vetëm fjalë miradije për karrierën e Blerim Rekës. Kjo gjithsesi është e rrallë në praktikën tonë politike – Pendarovski tha se përderisa ka qenë pjesë në kabinetin e ish presidentit Branko Crvenkovski ka mundur të vlerësojë punën e Rekës, i cili ka qenë ambasador në Misionin e RM-së pranë Bashkimit Evropiane.

Tashmë është e qartë se Blerim Reka, kandidat i Aleancës për Shqiptarët dhe Lëvizjes Besa për kryetar shteti, ka mbledhur mjaftueshëm nënshkrime (ndoshta mbi 10 mijë qytetarë, gjë që është minimumi). Kështu, gara zgjedhore u karakterizua me fillim dramatik.

Sipas biografisë së tij zyrtare, Reka ka diplomuar në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës, Kosovë. Aty ka magjistruar, ka doktoruara në të njëjtin Universitet dhe në Universitetin e Gracit, Austri. Momentalisht punon si profesor i rregullt në Fakultetin Juridik pranë Universitetit të Evropës Juglindore. Prej vitit 2006 deri në vitin 2010 ka qenë ambasador në Misionin e RM-së në BE. Në Universitetin e Evropës Juglindore ka qenë dekan i Fakultetit për Administratë Publike, prorektor dhe zëvendës rektor për hulumtim. Është autor i një numri i madh të publikimeve lidhur me të drejtën, Kosovën, NATO-N…

Reka ka lidhje të ngushtë me ngjarje shumë të rëndësishme të historisë së Kosovës. AI në të vërtetë në Prishtinë mori të gjithë titujt e nevojshëm, prej diplomimit në kryeqytetin e Kosovës, deri në doktor shkencash në fushën e të drejtës ndërkombëtare, po ashtu, në Universitetin e Prishtinës/Grac. Ai ka qenë pjesë e ekipit të ekspertëve i cili shkroi draft Kushtetutën e Kosovës nën mbikëqyrjen e Kombeve të Bashkuara, ndërsa prej vitit 2001 është edhe themelues dhe përfaqësues i Forumit Kushtetues në Kosovë. Në fqiun tonë në veri, Reka ka themeluar shumë organizata joqeveritare, publikime dhe encikopledi të së drejtës, ndërsa ka qenë edhe pjesë e bordit të drejtorëve në radiotelevizionin e Kosovës. Ka kontrubar edhe në përgatitjen e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, e cila më pas përmes amendamenteve u bë pjesë edhe e Kushtetutës së Maqedonisë. Reka është redaktor edhe i publikimit “10 vite nga Marrëveshja kornizë e Ohrit“, i publikuar si punim shkencor në Universitetin e Evropës Juglindore.

Janë dy arsye për këtë vendim. E para: vetëm me kandidatët maqedonas, pa asnjë shqiptarë, kjo shoqëri multi-etnike, rrezikon të rrëshqet drejt shtetit monoetnik; e shqiptarët vetëm votues, por jo edhe te votuar. E dyta: vetëm kritikat intelektuale – pa i hyrë përballjes politike – nuk mjaftojnë për ndryshimin e gjendjes. Ato, në FB mbeten virtuale, ndërkaq jeta është megjithatë reale. Fundja, historinë e shkruajnë shtetarët; intelektualët vetëm shkruajnë për historinë – shkroi Reka në profilin e tij në Facebook pas shpalljes së kandidaturës së tij

Profesori Blerim Reka në konferencën e parë theksoi se do të udhëheq fushatë moderne jopopuliste, përmes bisedave të drejtpërdrejta me qytetarët. Po ashtu, pret mbështetje të të gjithë bashkësive etnike.

Nefse dikush kërkon president jokonsensual atëherë atëherë ai është Reka, u shpreh Bilall Kasami nga Besa i cili është optimist se kandidati i tyre do të merr pjesë në rrethin e dytë të zgjedhjeve dhe do të korr fitore.

Nuk do të shesin vota, as më pak nuk do të kërkojnë mbështetje, do t’i lënë qytetarët vet të marrin vendim. Zijadin Sela shprehi pakënaqësi në lidhje ke kryeministrin Zoran Zaev gjatë kohës së mbajtjes së takimeve për kandidat të përbashkët presidencial. Sela dhe Kasami janë të bindur se Reka do të ju ofrojnë qytetarëve konceptimin më të mirë për zhvillimin e shtetit.

Përse mendoj se do të fitojë? Sepse do të ofrojmë koncept për kthimin e republikanizmit dhe republikës. Ne jemi për republikë euroatlantike dhe multietnike. Maqedonia është shtet, nuk është republikë. Do të jetë republikë nëse në vend të qeverisjes së individit do të ketë qeverisje të së drejtës, por jo tani, kur gjyqësori është i politizuar, në administratë mbizotëron nepotizmi, ndërsa Kuvend ju jep imunitet dhe amniston përgjegjës të veprave penale, tha Reka.

Ai njoftoi se do të udhëheq fushatë moderne, jopopuliste, përmes bisedave të drejtpërdrejta me qytetarët dhe mirëpret mbështetje të të gjithë bashkësive etnike. Sela, duke shpreh mbështetje, tha se është shumë e rëndësishme që ashti siç duhet të kuptohet koncepti të cilin e ofron Reka, i cili ka për qëllim lirinë, të drejtat dhe jetën më të mirë, dhe i cili pret të merr mbështetjen e qytetarët dhe ju drejtua kundërshtarëve:

Profesori Blerim Reka është simbolika e asaj që dëgjojmë me muaj dhe që kemi dëgjuar vitet e kaluara. Nëse dikush kërkon president konsensual atëherë ai është Reka, nëse kërkohet kandidat i përbashkët, atëherë ai është Reka. Kandidatura e tij nuk është e inicuar prej partive politike, por prej dëshirës për të ardhme më të mirë për fëmijët tanë”, deklaroi Sela.

Lideri i Besës, Kasami, shprehi se me 21 prill do të festojnë, duke theksuar se Reka është më meritori dhe më i denji që të merr funksionin e presidentit, sepse nuk është person partiak dhe nuk do të keqpërdor atë pozicion për interesa partiake, më së paku qytetarët do t’i ndajë në baza etnike, religjioze dhe dallime të tjera.

Në raport me dy kandidatët tjerë, Reka deklaroi se me Stevo Pendarovskin dallojnë në raport në konceptin “shoqëri për të gjithë”, përkundër asaj që ai vet prezanton “shtet për të gjithë”.

Sipas listës së tij anketuese, Reka posedon shtëpi me vlerë 200 mijë euro në Shkup (nuk thuhet nëse e ka blerë ose e ka ndërtuar vet, ose e ka trashëgimi), veturë “Audi 3” me vlerë rreth 20 mijë euro (2007). Ka edhe të dhëna të tjera të cilat sot nuk janë relevante – si profesor nuk është i detyruar të jep të dhëna, ndërsa kur ka qenë ambasador ka pasur pagë 2.100 euro dhe shtesë për gruan -500 euro në muaj, në të kaluarën ka pasur depozitë mujore prej 38 mijë eurosh dhe borxhe në emrin e tij me po të njëjtën shumë, për tre vite.

Burimi: VERTETMATESI