Ballina Sport Duka: Pse shkarkova Panucin, kur e mora në telefon më tha…(VIDEO)

Duka: Pse shkarkova Panucin, kur e mora në telefon më tha…(VIDEO)

Presidenti i FSHF-së ka dhënë detaje në lidhje me shkarkimin e Panucit. Sipas tij situata në kombëtare ishte e rëndë ndaj ai së bashku me stafin morrin këtë vendim.

“Shkarkimi i Panucit ishte jo fare i papritur. Nuk u shkarkua vetëm për një ndeshje, u vërtetua ajo që nuk mund ta inkurajonte më atë skuadër. Gjërat nuk po shkonin ashtu si duhet. Ka kërkuar që të jetë i disiplinuar dhe ne e kemi ndihmuar. Por atmosfera në fushë nuk ishte e pranueshme. Ishte një kimi që nuk shkonte dhe ndaj duhej ndarë”, ka thënë Armand Duka në emisionin Opinion.

Por si ia komunikoi vendimin e tij teknikut italian?

“Për të qenë i sinqertë e kishim lënë që të testohej pas ndeshjes me Turqinë. Vendimi ishte bashkë me stafin teknik të Federatës. Jemi mbledhur më stafin në Shkodër dhe pastaj ia kam komunikuar. Patjetër që e priste. I kam thënë: mister situata është e vështirë! Më ka thënë merr vendimin që duhet. E kam takuar në Hotel, e kam shkarkuar duke u gdhirë”, theksoi Duka./Opinion.al