Presidenti turk Erdogan, tha se nuk është e mundur që Turqia të tërhiqet nga një marrëveshje me Rusinë, për blerjen e sistemit të mbrojtjes raketore, S-400.
Ai bëri koment në një intervistë me transmetuesin privat Haberturk. I pyetur nëse është e mundur që Turqia të blejë S-400, por jo t’i aktivizojë, Erdogan tha se nuk ishte e mundur.
Uashingtoni ka paralajmëruar se prokurimi i sistemeve S-400 nga Rusia mund të rrezikojë marrëveshjet e industrisë së mbrojtjes midis aleatëve të NATO-s.
Departamenti i Shtetit i SH.B.A-ve javën e kaluar tha se Uashingtoni i kishte thënë Turqisë se nëse blen sistemet S-400, Shtetet e Bashkuara do të duhet të rivlerësojnë pjesëmarrjen e Ankarasë në programin luftarak Lockheed Martin F-35, pasi ky sistem i fundit nuk mund të bashkëjetojë me S400-ën.