Gazetarja dhe bukuroshja nga Shqipërisë, Ilda Bejleri, gjendet në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe do t’i mbështesë për së afërmi sonte “Dardanët”.
Ajo shpreson që Kosova të fitojë.
“Kam pasur mundësinë t`i ndjekë këta djemtë, një barazim fantastik kundër Danimarkës, ia vlente të shijonte çdo sekondë”, tha Ilda.
“Sulmi është i veçantë, Rashicën e përmend gjithmonë në “Zona Gol”, por edhe Muriqi e Zeneli janë të mirë”.
“Pres fitore, ta them me këmbë të mbarë. Kosova është favorite dhe besoj se do të jetë surpriza e këtij Evropiani”, tha Ilda. /Gazeta Express/