Ballina Top Lajm Ish-kryeministri turk: Turqia është shtet shqiptar, po aq sa është edhe shtet...

Ish-kryeministri turk: Turqia është shtet shqiptar, po aq sa është edhe shtet turk !

Ahmet Davutogllu, ish-kryeminitri turk në një deklaratë drejtuar shqiptareve ka folur fjalë të mira për shqiptarët dhe Shqipërinë .

Teksa iu përgjigj pyetjeve të shumta ai theksoi se kur bëhet fjalë për miqësinë turko-shqiptare nënkuptohet një familje.

Ja si është shprehur ai:

Nëse vini në Turqi, do t’i shihni turqit dhe shqiptarët të jetojnë në një familje.

Andaj, nuk do t’i referohem çështjes shqiptaro-turke ndaras.

Turqit dhe shqiptarët janë një familje, vetëm një familje.

Ndonjëherë thuhet se ka dy apo tre shtete shqiptare.

Jo, edhe Turqia është shtet shqiptar, po aq sa është edhe shtet turk.