Eliza Hoxha është bërë zyrtarisht pjesë e politikës, duke u regjistruar në Partinë Demokratike të Kosovës.
Këngëtarja shqiptare, njëherësh arkitekte e njohur në Kosovë, tashmë ka marrë vendimin të kontribuojë në shoqëri duke u bërë pjesë e partisë politike PDK.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, nëpërmjet një postimi në Instagram, ku ka pozuar përkrah këngëtares së njohur:
“Mirë se erdhe në PDK, Eliza. Profesionalizimi dhe dashuria jote për Prishtinën janë vlerë e madhe në Dekadën e Re, ndërsa PDK mbetet hapësira më e mirë për secilin që ka vizion, plan dhe dëshirë për ta ndryshuar vendin. Me ty dhe të tjerët, Dega e PDK-së në Prishtinë i jep Kryeqytetit atë që po i mungon prej kohësh: vullnetin për t’ia zgjidhur problemet”.
Prej kohësh Eliza është mjaft aktive në rrjetet sociale dhe në protestat që ngrihen mbi problematikat e ndjeshme që ka shoqëria, ndërsa mbetet një nga këngëtaret më të dashura me disa hite si: Pendimi, Për ata që (s’)janë, Shko.