Ballina Bota Koreja e Veriut sfidon SHBA, nuk mban fjalën e dhënë në samitin...

Koreja e Veriut sfidon SHBA, nuk mban fjalën e dhënë në samitin e Hanoit

Koreja e Veriut duket se nuk e kanë mbajtur premtimin për të çmontuar komplekset kryesore bërthamore, nën monitorimin e mbikëqyrësve amerikanë.

Disa pamje satelitore tregojnë se Koreja ka nisur punimet, vetëm dy ditë pasi takimit mes Presidentit amerikan Donald Trump dhe liderit koreano-verior, Kim Jong-un përfunduan pa marrëveshje mbi denuklearizimin.

Sipas “BBC” zotimi për mbylljen e bazës Tongchng, u pa si mënyrë për të rritur besimin mes Uashingtonit dhe Penianit, por me imazhet e fundit të bëra publike, ku duket qartë se kanë nisur punime në zonën e lëshimit të raketave, tregohet se lideri koreano verior, kërkon një marrëveshje tjetër. /Opinion.al