Luljeta Selimi ka një dashuri të veçantë për kafshët shtëpiake. Si fëmijë kishte një dashuri të veçante për qentë.
Ndërsa tani ajo ka arritur t’i mbledh e të kujdeset për 18 të tillë. Luljeta Selimi ende e kujton ditën kur e ka birësuar qenin e parë.
Ajo ka thënë se qentë i janë bërë pjesë e pandashme e saj.
“I dua personalisht, por edhe fëmijët e mia i duan, por edhe nipat kanë dashuri ndaj këtyre qenve. Momentalisht kam 18 qenë të racave të ndryshme”, rrëfen për RTV Dukagjinin, Luljeta Selimi.
Frodo, Kita, Alfa janë vetëm disa nga llojet e qenve të cilët e ndajnë shtëpinë e njëjtë me Luljetën. Tash ajo kohën më të madhe iu kushton atyre.
“Ka mundësi që këtë vit do të shkojë me kultivimin e racave Akika amerikane dhe Rotfajller. Nga raca Akika kam disa qen, por dua ta provoj si po shkon edhe me racën Rotfajller”, tregon më tej Luljeta.
Dita e një qeni të saj, është e mbushur me aktivitete. Duke filluar nga mëngjesi e deri në mbrëmje, ajo ka thënë se i mban vazhdimisht në lëvizje.
“Kur dalin në qytet nuk janë qen agresiv. Na ruajnë edhe shtëpinë. Janë qenë që punojnë kryesisht me komanda. Zakonisht në mbrëmje i nxjerrim për shëtitje. Vikendeve i çojmë në Badovc”, rrëfen më tej Luljeta Selimi.
Luljeta Selimi gjithashtu nuk la pa dhënë një mesazh për të gjithë.
“Kisha pas dëshirë çdokush të mbajë ndonjë qen. Nëse nuk ka mundësi të blejnë ndonjë, mund të marrin edhe ata nga rruga. Edhe shpëton një jetë edhe ndjen kënaqësi për veten, pasi bashkë me ta shëtitësh”, përfundon kultivuesja e qenve Luljeta Selimi.