Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet është rrëzuar teksa ka dalë për të folur për përurimin e ujësjellësit në disa fshatra të Komunës së Skenderajt.
Me t’u ngritur në këmbë ai ka vazhduar fjalimin e tij, ndërsa kur ka përfunduar fjalën me shaka ka thënë se shpreson që të mos rrëzohet prapë.
“Po tentoj të zbres pa u rrëzuar”, tha ai, raporton kp.