Ministria e re për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive është vetëm një hap para themelimit. Ndryshimet e propozuara ligjore që i hapin rrugën kësaj ministrie sot morën dritë jeshile edhe nga komisioni parlamentar për system politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive etnike dhe u përcollën për lexim të dytë në seancë plenare. Por në komision ishin parashtruar disa amendamente nga deputetët e bashkësive jo shumicë, Enes Ibrahim nga komuniteti turk dhe Rubin Zemon nga Partia për Progres Ekonomik dhe Shoqëror. Ata kërkuar një sërë ndërhyrjesh në ligjet e propozuara, por u pranuan vetëm disa prej tyre mes të cilave më kryesor u vlerësua amendamenti që ka të bëjë me definimin e bashkësive në vend.
Rubin Zemon, PPESH
“Për mua më e rëndësishme është që përfundimisht miratuam definicionin për atë se çfarë ne mendojmë kur themi bashkësi, sepse kryesisht në praksën ndërkombëtare bashkësi mund të jenë edhe bashkësitë etno kulturore, bashkësitë LGBT, emigrantët mund të jenë bashkësi. Me definicionin saktë e caktuam bashkësi nënkuptojmë grup qytetarët që tradicionalisht jetojnë në territorin e Maqedonisë Veriore dhe ka specifikat e veta në gjuhë, kulturë, identitet, religjion dhe për ato specifika kujdeset”
Dy deputetët minoritar kërkuan që propozim ligjet për formimin e ministrisë së re të diskutohen edhe në komitetin për marrëdhënie ndërmjet bashkësive etnike pasi si lidhet ashtu edhe ministria prekin pikërisht këto marrëdhënie, por kërkesa e tyre u refuzua nga shumica e anëtarëve.
Rubin Zemon, PPESH
“Ajo që na shqetëson dhe për të cilën dhamë vërrejtje është se Komiteti për marrëdhënie ndëretnike nga viti 2001 e këndej nuk funksionon. Për një çështje kaq të rëndësishme të ms mblidhet komiteti dhe të mos jep qëndrm mendoj se është minim I vetë komitetit dhe minim I Marrëveshjes së Ohrit, sepse megjithatë duhet të respektohen të gjitha organet dhe trupat. Ai komitet është kategori kushtetuese dhe për çështje të këtilla është krijuar ai komitet, ai duhet të debatojë dhe të jep qëndrim për një temë kaq sensitive nga lëmia e bashkësive”
Deputetët të cilët janë pjesë e koalicionit qeveritar kërkuan që edhe dy agjencitë të clat kanë të bëjnë me kulturën dhe arsimin e bashkësive që janë nën 20 përqind të ngelen nën ombrellë të dy ministrive përkatëse, por edhe kjo kërkesë u refuzua dhe me ligjin e ri agjencitë të kalojnë në kuadër të ministrisë së re. Arben Zeqiri /SHENJA/
https://youtu.be/hM87vXrZPZs