Trajneri kroato-boshnjak, Tomislav Stipic është emëruar trajner i ri i klubit zviceran, Grasshopers.
Por, vendimi i strategut sllav pas marrjes së detyrës ka qenë mjaft befasues.
Sapo e mori rolin e trajnerit, ai ka vendosur që t’i largojë nga skuadra tre futbollistë shqiptarë.
Bëhet fjalë për Arlind Ajetin, Shani Tarashajn e Nedim Bajramin.
Sipas trajnerit të lindur në Bosnjë e me paraportë gjermane, këta lojtarë së bashku me austriakun Holzhauser, nuk e kanë treguar veten që një kohë dhe nuk e ka në plan që të pres formën e tyre, shkruan “Blick”.