Aleanca për Shqiptarët përgënjeshtron zërat për pazare të mundshme politike me opozitaren VMRO-DPMNE. Dje u përhap lajmi se po bëhet një marrëveshje që VMRO-DPMNE-ja do ta mbështesë kandidatin e Aleancës për kryetar të Dibrës, ndërsa në këmbim Aleanca do ta mbështeste kandidaten Gordana Siljanovka në raundin e dytë të zgjedhjeve Presidenciale. Megjithatë Arben Taravari nga Aleanca thotë se as që e mendojnë të bëjnë pazare të këtilla.
“Ne jemi të hapur si parti poltike për të biseduar me të gjithë pa përjashtim por nuk kam thënë dhe po e përsëris se nuk ka lidhje, se tani e shoh që LSDM-ja dhe BDI-ja mundohen të të na imputojnë sikur ne do të bashkëpunojmë me VMRO-në. Ne si parti politike mendojnë se kandidati ynë do të shkojë në raundin e dytë dhe do të presim mbështetje ose prej LSDM-së ose prej VMRO-së kështu që as që e mendojmë të bëjmë pazar poltik. Koha e pazareve politike ka vdekur në Maqedoni”, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari.