“Askush nuk ka qenë më i ashpër se unë me Rusinë“, deklaroi presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në një intervistë në kanalin televiziv Fox.
“Pavarësisht kësaj, ne duam të kemi marrëdhënie të mira me Moskën, siç i duam edhe me Kinën, me të cilën po përpiqemi të vendosim edhe një marrëveshje të mirë tregtare“, shtoi ai.
Presidenti Trump ndihet disi më i çliruar pas mbylljes së çështjes ‘Russiagate’’, për të cilën raporti i prokurorit Muller, e përjashtoi përfshirjen e tij nga kjo çështje, gjë të cilën presidenti Trump e kishte mohuar që në fillim.