Moderatori i njohur amerikan, Alex Trebek, ikonë e televizionit prej shumë vitesh ka ndarë me ndjekësit e programit të tij live një lajm të hidhur.
Drejtuesi i programit “Jeopardy”, që nga viti 1984, deklaroi publikisht që është diagnostikuar me kancer të fazës së katërt në pankreas.
“Ashtu si 50.000 njerëz të tjerë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës çdo vit, unë u diagnostikova me kancer pankreasi në fazën e katërt. Tani, normalisht, prognoza për këtë nuk është shumë inkurajuese, por unë do të luftoj dhe do të vazhdoj të punoj. Dhe me dashurinë dhe mbështetjen e familjes sime, miqve dhe me ndihmën e lutjeve tuaja gjithashtu, dua t’i mposht statistikat e ulëta të mbijetesës për këtë sëmundje”, tha ai në nisje të emisionit”, tha në rrëfimin e tij Trebek
Edhe pse lajmi që po jepte ishte shumë i rëndë, Alex qëndroi shumë pozitiv gjatë gjithë rrëfimit, madje dhe bëri një batutë kur tha se duhet ta mposhte kancerin pasi kishte kontratë për të drejtuar “Jeopardy” 3 sezone të tjera.
“Më ndihmoni që të kem gjithnjë shpresë dhe do ta fitojmë këtë betejë. Së bashku do ta realizojmë! Faleminderit.”, tha ai.
Video e rrëfimit ka marrë mbi 3 milionë klikime, mijëra shpërndarje e klikime ndërsa duket se të gjithë po luten për shëndetin e tij./Opinion.al