Një pallat pranë komisariatit Nr.4 në zonën e Kinostudios në Tiranë është përfshirë nga flakët pak momente më parë.
Zjarri ka rënë në një apartament në katin e katërt. Në momentin e rënies së zjarrit në banesë ndodheshin dy fëmijë. Ata u shpëtuan nga zjarrëfikësit, të cilët shkuan me urgjencë në vendngjarje.
Një 15-vjeçare si pasojë e asfiksisë është dërguar në spital.Dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e pakujdesisë.
Pamjet e operacionit të shpëtimit, janë dërguar në redaksinë e JOQ Albania.Nga pamjet shihet sesi 15-vjeçarja e lidhur me litar, zbritet dy kate më poshtë, ku dritarja ishte e hapur.