Ballina Teknologji Drejt përfundimit avioni hipersonik, shpejtësi 25 herë më të lartë se zëri

Drejt përfundimit avioni hipersonik, shpejtësi 25 herë më të lartë se zëri

Avioni hipersonik që do të kalojë Oqeanin Atlantik për më pak se 60 minuta është shumë pranë përfundimit.

Shkencëtarët që po merren me ndërtimin e tij kanë arritur të gjejnë një zgjidhje për problemin më të madh me të cilin po përballeshin. Meqenëse avioni do të udhëtojë me një shpejtësi 25 herë më të lartë se sa ajo e zërit, motori shkrihej, por me teknologjinë e re të vënë në zbatim kjo ka arritur të ndalohet.

Kërkuesit në kompaninë “Reaction Engines” kanë arritur që të ndërtojnë një ftohës i cili në provën stimuluese me shpejtësi 4023 km/h ka arritur ta mbajë motorin në gjendje pune. Faza e ardhshme do të jetë testimi i ftohësit në një shpejtësi 6800 km/h.

Nëse testet dalin sërish pozitive, atëherë distancat nuk do të kenë më të njëjtin kuptim. Ftohësi do të përdoret për të gjithë mjetet fluturuese dhe do të lejojë dërgimin e njerëzve dhe mallrave në të gjithë botën në kohë rekord, por do të mundësojë edhe udhëtime më të shpejta për në hapësirë./Opinion.al