Gruaja e presidentit të Izraelit, Ruwen Rivlin, Nehama, e cila po shërohet nga një transplantim i mushkërive në spital, siguroi që burri i saj të marrë dhuratat gjatë vizitës së tij shtetërore në Kanada këtë javë.
Duke ditur se kryeministri i ri kanadez Justin Trudeau është adhurues i çorapeve që bien në sy, zonja e parë e Izraelit i dërgoi atij një dhuratë çorapesh nga Izraeli me motive të Jerusalemit.
Dizajnuesja e modës Majan Gutfeld tha se ishte e nderuar dhe e lumtur që çorapët e saj u zgjodhën si dhuratë, pasi Trudeau konsiderohet, siç tha ajo, koleksionisti më i madh i çorapeve në botë. Kryeministri kanadez tërhoqi vëmendjen e gazetarëve vitin e kaluar kur kishte veshur çorape ngjyrë vjollce me atlete të verdha në Forumin Ekonomik Botëror në Davos./E.D-dritare.net