Shkruan: Prof. Ruzhdi Matoshi
Zgjedhjet në demokracinë perëndimore kanë qasje llogaridhënieje. Në Amerikë po ashtu dhe në Bashkimin Evropian zgjedhjet paraqesin dhe manifestojnë festën e llogaridhënies për të arriturat ne politikën që ka qenë në veprim dhe parashikimet për të ardhmen që vjen.
Tek ne në Maqedoninë e Veriut dhe në përgjithësi në vendet e Ballkanit nuk po përjetojmë llogaridhënien por mjeshtrin se si të gënjejmë më shumë.
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut do ti nënshtrohen votimit për president më 21 prill dhe kemi tre kandidat në garë. Kandidatja e VMRO së Gordana Siljanovska vjen nga blloku opozitare kryekëput maqedonas të cilët përafërsisht ishin në qeverisje me BDI në 10 vjet ndërsa kandidati Stevo Pendarovski vjen si kandidat i Qeverisë aktuale e përbërë nga LSDM – BDI dhe shumë parti të vogla.
Zgjedhjet japin një shanse për qytetarët të kërkojnë llogaridhënien politike se çka punuan këta për qytetarin prandaj mos hezitoni ti pyetni liderët e eksponentëve qeveritarë, drejtor , deputet dhe kryetarë komunash ku janë prioritetet e qytetarëve dhe si më tej, nëse keni harruar prioritetet shfrytëzoj rastin të ju kujtoj vetëm disa prioritete dhe pyetje:
– Rruga Shkup – Prishtinë 13 kilometër deri kurë do të gënjeni?
– Kanali i 2 i MTV nuk u bë 24 orë shqip edhe këtu na gënjyet pse ?
– Plani për zhvillimin e Kodrës se Diellit, keni plan apo gënjeni.?
– Reçica e Vogël pa shkollë pse na gënjyet?
– Rruga Tetovë – Prizren pse nuk bahet projekti apo do gënjeni përsëri?
– Hekurudha Kërçovë – Pogradec edhe për këtë veç po gënjeni?
– Fusha e Pollogut ka 160 mija hektar tokë prodhuese asnjë plan për investim?
– Për lidhjet infrastrukturore me Gjilan dhe Preshevë edhe këtu veç po rreni?
– Plani për Gazifikim i qytetit në Tetovë a ekziston apo gënjeni?
– Pik doganore në Jazhincë të Tetovës edhe këtu po gënjeni ?
– Rruga e Arbrit nga Shqipëria punohet nga ne veç gënjeshtër?
– Rruga Strugë – Qafë thanë veç gënjeshtër?
– Shkolla e mesme në gjuhën shqipe në Veles nuk funksionon?
– Shkollat shqipe në Çashkë dhe atje ku nuk mësohet shqip pse nuk mësohet?
– Zonat ekonomike nga Maqedonia perëndimore asnjë investim pse?
– Mbeturinat, ajri i keq na është bërë pjesë e jetës pse ju gënjeni.
Shumë e shumë premtime dhe asgjë e realizuar pore vetëm gënjeshtër, produkti i politikës gënjeshtër ka vetëm një rezultat edhe atë varfërimin, mbjelljen e pesimizmin tek rinia dhe largimin e rinisë dhe resurseve që vlejnë për treg të punës PRANDAJ PYESNI LIDERËT DHE POLITIKANËT TË JAPIN LLOGARI E MOS TË NA RREJNË PARA SYVE TANË. A do të merrni përgjigje? Po ato do të jenë pezhorative e të bezdisshme në përgjigjet e tyre do të demistifikoni menaxhimet e auto shkollave e hidrocentraleve të Sharrit ku Anxhushevin e keni kam kryq me ndonjë shqiptarë si bashkë investues se kanë kaluar procese të rënda e arsyetime pa lidhje. E kështu kur politiken gënjeshtare nuk e dënojmë. Në SHBA dhe BE gënjeshtrën në politike e dënojnë edhe atë me votë duke e votuar kundër.
Autori është antarë i kryesisë qëndrore në Alenacën për Shqiptarët dhe profesor i rregullt pranë Universitetit për biznes dhe teknologji në Prishtinë