Faza e parë e ndërtimit të aeroportit të ri të Stambollit ka përfunduar, edhe pse fluturimi i parë ishte realizuar vitin e kaluar, para disa dite janë lëshuar për përdorim edhe tre pista dhe një terminal.
Aeroporti do të ndërtohet në katër faza, dhe Turqisë do t’i kushtojë rreth 12 miliardë dollarë. Aeroporti më i madh në botë, pasi të jetë plotësisht i hapur do të jetë në gjendje të përballoj qarkullimin e 200 milionë pasagjerëve në vit, kurse kapaciteti i tanishëm është 90 milionë pasagjerë në vit. Me këtë, Aeroporti i Stambollit definitivisht do të bëhet aeroporti më i madh në botë nëse shohim trafikun e pasagjerëve. Aeroporti do të ketë një “Duty Free Shop” me një madhësi prej 55 mijë metra katror, hotel me 451 dhoma dhe përmbajtje të tjera interesante.
Turkey leaves Ataturk International Airport with a massive move to new Istanbul Airport 👏 #engineering pic.twitter.com/kjH4aJoIj0
— Interesting Engineering 🚀 (@IntEngineering) April 8, 2019
✈️
Welcome to our new home Istanbul Airport.🔎https://t.co/a1FA0LyezO#TurkishAirlines #IstanbulAirport @igairport pic.twitter.com/f7cJlg8azP
— Turkish Airlines (@TurkishAirlines) April 7, 2019