Ballina Top Lajm Masakra e Tivarit, Uran Butka: Krim ndërshtetëror (VIDEO)

Masakra e Tivarit, Uran Butka: Krim ndërshtetëror (VIDEO)

Shkrimtari Uran Butka ka promovuar në studion e Provokacijas librin e tij më të fundit “Masakra e Tivarit”, i cili hedh dritë mbi pushkatimin e mijërave kosovarëve përmes materialeve autentike.

“Së pari janë shfrytëzuar arkivat e Shqipërisë, arkivi i ushtrisë, i Ministrisë së Brendshme, arkivat britanike dhe më në fund dhe arkivat e Londrës dhe Jugosllavisë. Dokumentat e arkivit të Beogradit dhe partisë komuniste jugosllave”.

Butka thekson se ky ishte një krim ndërshtetror, i cili u mbajt i fshehtë, ndërsa Enver Hoxa sipas tij ishte në dijeni të plotë, kurse Tito jo

“Me mijëra kosovarë janë pushkatuar me urdhër të UDB dhe këtu ka marrë pjesë Koci Xoxe, i cili urdhëroi pushkatimin më tepër se 1 mijë kosovarë të pafajshëm. Këtu e pohojnë që është bërë masakër. Ishte krim ndërshtetëror. Enver Hoxha ishte në dijeni të plotë se çdo ndodhte me shqiptarët”.

Shkrimtari pretendon se qëllimi i kësaj maskare ishte zbrazja e Kosovës nga pjesa më energjike dhe vitale.

“Një nga pretendimet e librit është që shteti jugosllav ka synuar të zbrasë Kosovën prej pjesës më energjike, vitale dhe më patriotike në mënyrë që ta kishte më kollaj për ta sulmuar.

Ishte synimi për të zbrazur Kosovën dhe spastrim etinik dhe prandaj kaluan forcat nga Prizreni, Kukës Vaun e Dejës, Shkodër dhe Tivar dhe ky ishte dhe udhëtimi mortor i tyre”.

Në 25 vjet që punon për këtë libër, Butka thekson se është bërë marrëveshje me Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë dhe Rankoviç dhe këtë ia ka pohuar edhe Haxhi Lleshi..

“Mora në telelefon Haxhi Lleshin dhe i thashë që është bërë marrëveshje mes Ministrisë së brendshme të Shqiëprisë dhe Rankovic. I thashë a është firma juaj, ai tha po. Por si ka mundësi të autorizosh të huajt dhe të vrasësh shqiptarët. Është marrëveshje për të kaluar, për të bashkëpunuar. I thashë a je penduar kërko falje. Ai më tha po e kam bërë dhe nuk jam penduar, edhe sot do ta bëja se kosovarët janë reaksionarë. Ky Muçi është menatiliteti komunist”.

Por apeli që bën Butka në studion e Provkacijas është që krime si masakra e Tivarit duhen ndriçuar që të mos mbeten plagë e hapur, por çlirim në rrugën evropiane.

“Krimet si masakra e Tivarit duhen ndriçuar që mos mbeten si një plagë e hapur, por të kthehen në çlirim e arsye në rrugën e përbashkët drejt paqes e integrimit evropian”. /abcnews.al