Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Tetovë, ka dorëzuar padi penale kundër 23-vjeçarit E.R. nga Tetova, për shkak të bazave të dyshimit se ka kryer vepër penale “Pengimi i personit zyrtarë në kryerjen e detyrës” dhe padi penale kundër 26-vjeçarit M.R. dhe 21-vjeçarit Sh.A. të dy nga fshati Xhepçisht i Tetovës, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se kanë kryer vepër penale, “Rrezikim i sigurisë”.
Më datë 20.02.2019 në Tetovë, gjatë tentimit të pjestarëve të policisë që të kryejnë kontroll ndaj veturës, të cilën e ka drejtuar i 23-vjeçari E.R. në të cilën si bashkë udhëtarë në veturë kanë qenë personat M.R. dhe Sh.A. të njëjtit kanë drejtuar kërcënime me jetë ndaj prestarëve të policisë. Gjatë kësaj i denoncuari i parë ka penguar pjesëtarët e policisë që të marrin masa dhe të kryerjen e detyrën zyrtare.