“Pulë” tek kokaina 10.3 mln euroshe! Në Maltë kapet një sasi e madhe droge me destinacion Shqipërinë
Një sasi e madhe kokaine është kapur në portin e Maltës, teksa destinacioni i gjysmës së drogës ishte porti i Durrësit.
Bëhet fjalë për një sasi prej 10.3 milionë eurosh kokaine, e ardhur nga Amerika e Jugut. Pakot e drogës, në total 91.25 kg, u kapën të shpërndara në tre kontenierë. Kontenieri i parë, me një sasi prej 24 kg dhe i treti me 19.25 kg kokainë, kishin për destinacionin portin e Durrësit.
Një ndër kontenierët e tjerë do të nisej drejt Selanikut të Greqisë dhe kishte një sasi prej 48 kg . Mediat vendase raportojnë se pakot u kapën në kontenierët e portit “Freeport”. Nga pamjet e përcjella nga media malteze bie në sy se shumë pako droge mbanin simbolika, një pulë në formë të animuar e cila shënjon një sërë pakosh kokaine./Express