Gjatë një bisede me kryeministrin suedez Stefan Lofven, presidenti rus Vladimir Putin, e ka quajtur përkthyesin e tij bandit për shkak të një ngatërrese në përkthim.
Biseda u zhvillua në Forumin Ndërkombëtar Arktik në Shën Petërsburg të martën e 9 prillit, në të cilin Rusia po mundohet të forcojë marrëdhëniet më shtetet e tjera në rajon.
Putin i quajti “miq” biznesmenët suedezë që kanë investuar në Rusi miliona dollarë, ndërsa përkthyesi tha “partnerë”.
Kaq mjaftoi që Putin të humbasë kontrollin. Kreu i shtetit rus ia ktheu: “Unë thashë miqtë, ai e pëktheu partnerët, banditi”.
Të dy liderët diskutuan për zhvillimin e marrëdhënieve të mira, pavarësisht tensioneve që ekzistojnë mes dy shteteve. Presidenti Putin njoftoi për një rritje 30% te tregtisë me vendin skandinav.