Ballina Bota Salvini: Turqia nuk duhet të jetë kurrë një vend europian

Salvini: Turqia nuk duhet të jetë kurrë një vend europian

Matteo Salvini deklaroi në një konferencë për shtyp në Milano, se Turqia nuk duhet të jetë kurrë një vend europian, duke shtuar se negociatat e Ankarasë për të hyrë në Bashkimin Evropian, duhet të ndërpriten një herë e mirë.

Zëvendës kryeministri italian cilësoi ekstremizimin islamik turk si “armikun publik numër një” të Evropës, ndërsa theksoi nevojën për mbrojtjen e kufijve të jashtëm të kontinentit. Salvini i quajti kufijtë përparësi të një aleance që ai po përpiqet të krijojë me udhëheqës të tjerë evropianë të partive të së djathtave ekstreme. Hapi i parë i krijimit të kësaj aleance ishte takimi i sotëm me udhëheqës të partive të djathta të skajshme daneze, finlandeze dhe gjermane për të diskutuar mbi aleancën e ardhshme.

Salvini tha se synon ta krijojë aleancën para zgjedhjeve të Parlamentit Evropian muajin e ardhshëm.

“Synimi ynë është të fitojmë dhe ndryshojmë rregullat e Evropës”, tha ai./Opinion.al