Forcat e armatosura turke kanë bërë një nga goditjet më të mëdhë ndaj grupit të Fetullah Gylenit (FETO), duke arrestuar 16,540 persona. Ata dyshohet të kenë lidhje me tentim-puçin ushtarak të 15 korrikut të vitit 2016.
Në një konferencë të shkurër që mbajtën në Ankara, zyrtarët ushtarak bënë me dije se po vazhdojnë procedurat administrative ndaj 6,154 anëtarëve të personeit ushtarak që shkaktuan trazirat në vend.
Organizata gyleniste FETO akuzohet se përdori “të infiltruarit në ushtri” për të rrëzuar qeverinë, veprim ky që çoi në 251 jetë të humbura.
Nga ajo kohë, për 2 vite radhazi vendi ishte në gjendje të jashtëzakonshme.
Zyrtarët ushtarakë thanë se 1,425 kolegë të tyre u shkarkuan që nga përfundimi i gjendjes së jashtëzakonshme dhe rreth 150 anëtarë të pensionuar të ushtrisë që u hoqën nga detyra, për arsyet e lartëcekura.
Zyrtarët theksuan se “fuqia dhe efikasiteti” i ushtrisë u rrit pasi “tradhtarët” u hoqën. Duke iu përgjigjur pyetjeve nëse shkarkimet preknin ushtrinë, sidomos sa i përket mungesës së pilotëve, problem i raportuar në media, zyrtarët pranuan se ka pasur probleme.
Megjithatë, ata thanë se problemet janë zgjidhur pas përpjekjeve të personelit shërbyes.
Dhjetëra mijëra njerëz u arrestuan pas përpjekjes së grushtit të shtetit, i cili u pengua falë rezistencës së fortë publike. Hetimet e mëvonshme zbuluan një rrjet të madh të anëtarëve të FETO-s në ushtri.
Forcat e sigurisë ende vazhdojnë operacionet në baza pothuajse ditore për të ndjekur anëtarët e grupeve të dyshuara terroriste në forcat e armatosura.
Hetimet pas përpjekjes së grushtit të shtetit kishin zbuluar se infiltruesit ushtarakë të FETO-s përdorën metoda të fshehta të komunikimit për të kontaktuar me bazën.
Ata kishin depërtuar thellë e gjerë në ushtri, sistem të zbatimit të ligjit dhe gjyqësor. Përpjekja e parë e tyre u shënua në vitin 2013 me infiltruesit e saj në gjyqësor dhe Policinë Kombëtare Turke. Ajo dështoi, dhe grupi u përball me refuzim dhe ndjekje.
Disa figura kryesore të FETO-s, si Adil Öksüz, një ligjërues i teologjisë i akuzuar për krijimin e përpjekjes së grushtit të shtetit me gjeneralët, mbetën të lirë.
Por më pas Öksüz u kap në bazën ajrore Akinci, e ashtuquajtura qendra komanduese e përpjekjes së puçit.
Megjithatë, ai u la i lirë nga gjyqtarët të cilët tani përballen me veprime ligjore për lirimin e tij. Baza ajrore e Akinci ishte aty ku personeli i lartë ushtarak, duke përfshirë këtu shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Gjenerali Hulusi Akar, u mbajtën robër nga puçistët të cilët sulmuan selinë e ushtrisë. (tesheshi)