Para disa ditësh, gruaja e diktatorit Sllobodan Millosheviq, Mira Markoviq vdiq në Rusi në moshën 76 vjeçare.
Ajo kishte zhvilluar një intervistë të nxehtë me gazetarin e njohur britanik Tim Sebastian, që kishte pasë kurajë të shkonte në Beograd, në zyret e partisë së saj, dhe ta kapte në befasi zonjën Markoviq duke i bërë pyetje mbi dhunimet, vrasjet dhe spastrimin etnik që e ndërmori i burri i saj.
Markoviq mohonte gjithçka, dhe madje protestonte pyetjet e bëra nga Sebastian duke i kërkuar që t’ia dëgjonte me vëmendje përgjigjje.
Por, ja që Sebastian ia dëgjoi në një rast përgjigjen: ajo po thoshte se Perëndimi kishte dashur të shkatërronte Jugosllavinë, e se Perëndimi barte përgjigjegjësinë. Sebastian e pyeti: pra, Perëndimi ka faj për gjakderdhjen që ndodhi, Perëndimi ka faj për mizoritë e tjera, për dhunimet, për depërtimet?
Markoviq, nuk kishte përgjigjje.
Në fund, pas një ligjërate patetike dhe akuzës se intervistuesi po sillej si polic, Markoviqi e la intervistën e hidhëruar.
“Ju jeni njeri shumë i keq. Askush s’më ka trajtuar kurrë kështu!” – tha ajo para se të çohej nga intervista.