Një grua ‘rierdhi’ në jetë pasi qëndroi për plot 28 vjet në gjendje kome. Munira Abdulla kishte pësuar dëmtime të rënda në tru pas një aksidenti automobilistik në Emiratet e Bashkuara arabe në vitin 1991, kur ishte 32 vjeçe.
Për vite të tëra nuk kishte asnjë shenjë se ajo do të zgjohej, por në vitin 2017 ajo u transferua në një spital në Gjermani dhe pastaj vitin e shkuar nisi të jepte shenja jete dhe gjendja e saj vijon të përmirësohet.