Ballina Sport Video/ Tentoi të ngrinte 110 kg, peshëngritëses i thyhet krahu

Video/ Tentoi të ngrinte 110 kg, peshëngritëses i thyhet krahu

Një peshëngritëse e cila ishte pjesë e Kampionatin Europian të Peshëngritjes që po zhvillohet në Batumi të Gjeorgjisë, ka thyer krahun teksa ka tentuar të ngrejë 110 kg.

Peshëngritësja Gaelle Nayo Ketchanke, 30 vjeç, tentoi të ngrinte shtangën dy herë, ndërsa herën e tretë për shkak të forcës së madhe për ngritjen e 110 kg, asaj i thyhet krahu.

Ky incident mund të kishe pasur pasoja dhe më të rënda për peshëngritësen pasi shtanga gati sa nuk i ra mbi kokë./ Opinion.al E.Xh.