Aksidenti i mbrëmshëm në Tetovë me ç’rast një person mbeti i vdekur dhe tre të tjerë të lënduar rëndë, ka shqetësuar banorët e Tetovës. Raste të këtilla të vozitjeve të shpejta nga të rinjtë ka shpesh thonë banorët e Tetovës, derisa fajësojnë prindërit dhe Sektorin e Punëve të Brendshme, nga të cilët kërkojnë që kontrolli të jetë më i rreptë dhe patrulla më të shpeshta të policisë.
“Ne nuk mbushemi mend asnjëherë, prindi vet duhet ta korrigjoj fëmijën e vet, po normal edhe kontroll i rreptë i policisë duhet sepse vetëm policia duhet t`i ndalojë”.
“Edhe Policia edhe prindërit duhet kujdes. Më tepër prindërit sepse ma shumë varet prej tij si e korrigjon fëmijën e tij”.
“Prindërit janë fajtorët më të madhej për këto raste. Nuk duhet t`ua japin makinën ta vozisin, mendoj se edhe policia duhet të kalojë por kjo rrugë duhet bë njëkahshe”.
Nga SPB e Tetovës, apelojnë deri tek prindërit por edhe të rinjtë, që pa patentë të mos ulen para timonit.
Si shkak kryesorë mund të potencohet ajo se shoferi i njërës veturë ka qenë 17 vjeç dhe nuk ka poseduar patentë shoferi dhe ndoshta ka qenë edhe mos njohja e rregullave të komunikacionit. Tash kemi mbrëmjet e maturave. Apelojmë fillimisht prindërit por dhe të rinjtë, të mos ulen prapa timonit nëse nuk posedojnë leje vozitjeje por edhe ata që posedojnë leje, të mos ulen prapa timoni në gjendje të alkoolizuar – deklaroi Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB Tetovë.
Sipas të dhënave të Spitalit Klinik të Tetovës, të aksidentuarit e mbrëmshëm që kurohen në spitalin klinik të Tetovës, janë në gjendje të mirë dhe jashtë rrezikut për jetën.