Ballina Kronika Ndërron jetë një shqiptar në Idrizovë

Ndërron jetë një shqiptar në Idrizovë

Shkupjani Xhengis Xhemaili 54 vjeçar, i cili ishte dënuar me 13 vjet heqje lirie, për vra sje, ka ndërruar jetë sot nga një atak në zemër në bur gun e Idrizovës. Ai ka ndërruar jetë derisa ka qenë duke shfrytëzuar kohën e shëtitjes.

Ai edhe më herët ishte ankuar për problemet me zemrën, mirëpo nuk kishte marrë trajtimin e duhur.

Ai u dënuar për vra sjen e Amel Zverotiç, që e kishte qëlluar në afërsi të liqenit Treska në vitin 2006, për një borxh prej 100.000 eurove, që i kishte mbetur Xhengisit.

Xhengis fillimisht ishte dënuar në mungesë me 20 vjet heqje lirie, mirëpo pas arrestimit para disa viteve, u gjykua përsëri. Atëherë i u shqiptuan 13 vjet bu rg, ndërsa dënimi i ishte konfirmuar para disa ditëve nga Gjyk ata Administrative, me çka nga bur gu i Shutkës është dërguar për në Idrizovë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews