Bashkëshortja e reperit Mozzik, Loredana Zefi, u arrestua të martën mbrëma, në shtëpinë e saj, në Luzern të Zvicrës. Mbi të hidhen akuza se ka mashtruar një çift sëbashku me vëllain e saj, ku dyshohet se u kanë marrë shumën prej 900.000 frangave.
Loredana u lirua nga burgu një ditë pas arrestimit, ndërsa mësohet se tani ndodhet në Kosovë. Pas gjithë këtyre akuzave të hedhura mbi të, ka reaguar më në fund vetë, përmes një postimi në Instastory.
“Ju ftoj që sot me datën 10.05.19 (E Premte) në ora 12:00 në Hotelin Emerald në Prishtinë të vini në konferencë për media ku unë do jem me dy avokatët e mi, Tomë Gashi dhe Artan Sadiku për të sqaruar të vërtetën lidhur me publikimet në media ditëve të fundit me atë që çka ka ndodhur në të vërtetë në rastin në Zvicër”, shkruan këngëtarja.
Jo vetëm çifti e ka akuzuar për mashtrim, po she ish-mikja e saj./E.B-dritare.net