Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët Elmi Aziri sot në emisionin Rruga Drejt në Alsat M po diskuton për zhvillimet e fundit politike. Ai për aksionin ‘fshesa’ tha që kryeministri Zoran Zaev qëllimisht e ka përdor atë term për dështimet që ndodhën në qeverisje.
Aziri tha se këto janë rezultat i korupcionit, intrigave shtetërore si dhe të dështimit të institucioneve. Nëse nisemi nga institucioni i Parlamentit, mund të shofim se Parlament më me pak kredibilitet se deri tani nuk ka pasur në historiat. Ky parlament u shënua në arenë të krimeve, ku kemi amnesti të kriminelëve, kemi shpëtim të deputeteve siç ishte rasti i Trajko Veljanovskit.
Nëse e analizojmë dimensionin sektorial, atëherë Qeveria është në dështim total në sistemin e drejtësisë. Ne jemi dëshmitar, ku asnjë i akuzuar si kriminel nga Qeveria e kaluar ende nuk e vuan dënimin me burg. – u shpreh Aziri në emisionin Rruga Drejt… Alsat-M