Ballina Kronika Britani, zhduket nëna e re shqiptare bashkë me vajzën 2 vjeçe

Britani, zhduket nëna e re shqiptare bashkë me vajzën 2 vjeçe

Një nënë e re bashkë me vajzën e saj dy vjeçe janë zhdukur pa gjurmë që prej datës 2 prill.

Sebjana Myzeqari, 24 vjeç, dhe fëmija i saj Enissa 2 vjeçe nuk janë parë apo dëgjuar në Doncaster që prej 2 prillit.

Gruaja shqiptare nuk ka përdorur kartat e saj të telefonit ose kartat bankare që prej 1 muaji e gjysëm dhe as ka kaluar kufirin për të lënë Mbretërinë e Bashkuar.

Policia e Yorkshire tha se oficerët janë “tepër të shqetësuar” për sigurinë e nënës së re dhe vajzës së mitur, raporton BBC.

Oficeri Neil Thomas tha se znj. Myzeqari u zhvendos nga Shqipëria tre vjet më pare, duke zgjedhur me dëshirë të vendosej në Doncaster.

Enissa është e regjistruar në çerdhe, por nëna e saj kishte një jetë të izoluar me shumë pak miq në qytet.

Zyrtarët në Shqipëri i thanë policisë në Yorkshire se nuk kishin gjetur gjurmë të nënës dhe vajzës, tha z. Thomas.

Sebjana Myzeqari është (1.65m) e gjatë me flokë ngjyrë kafe. Enisa është me sytë e mëdhenj ngjyrë kafe dhe flokë kaçurrela. /MAPO.al

*Foto e publikuar nga policia per gjetjen e tyre